LAJMI I FUNDIT:

Diaspora kërkon të ketë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Diaspora kërkon të ketë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Diaspora e ka të drejtën për vendosje, ka të drejtën të ketë deputetët e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar Shukrije Ramadani, u.d. drejtore e Qendrës Kulturore për Diasporë e Mërgatë- Zvicër.

Drejtoresha Ramadani ka theksuar se Diaspora ashtu siç e pati të drejtën të vijë në luftë dhe të luftonte për çlirimin e vendit, e ka të drejtën të ketë deputetët e saj.


“Nëse e paska të drejtën të jap 70 dëshmorë në një vend, pse nuk e ka të drejtën për të pasur deputetët e saj. Përderisa komunitetet tjera që kanë vetëm 5 për qind, kanë deputetët, kurse ne që jemi më shumë se gjysma jashtë atdheut, pse nuk e kemi të drejtën të kemi deputetë në institucionin më të lartë të vendit”, ka deklaruar znj. Ramadani.

Për këtë çështje ajo ka thënë se diaspora ka ngre zërin në çdo takim, e aktivitet, e po edhe në Kosovë me ministrin e diasporës  Valon Murati.

“Ministri Murati ka një vullnet të mirë që të ndihmojë në shumë shtigje, jo vetëm për këtë çështje. Megjithatë, ekziston frika që në momentin kur fillojnë ndryshimet Kushtetuese, atëherë lindin edhe shumë pyetje tjera, dhe kjo është ndoshta ajo frika që i bënë, ta bëjnë hapin e parë”, ka shtuar ajo.

Kohë më parë, në një intervistë për Kosova Info, ministri Valon Murati pati deklaruar se krijimi i vendeve të rezervuara (mendoj se ky numër do të duhej të ishte 5 vende) do të ishte zgjidhja më e mirë për përfaqësimin e diasporës sonë në institucionet e vendit.

“Andaj vendet e rezervuara për diasporën duhet të jetë një projekt i së ardhmes, por i cili vështirë se do të implementohet në këto momente”, pati thënë ministri Murati.

Përndryshe, për këtë çështje kërkohen ndryshimet Kushtetuese, për çka nevojiten jo vetëm 2/3 e tërë deputetëve të Kuvendit, por edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve pakicë./KosovaInfo/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori