Mbreti shqiptar Ahmet Zogu, nga të katër vilat e tij në Shqipëri, më për qejf e kishte atë të Durrësit. Do ta ketë ndjellë magjia e detit, si kundërshti e ashpërsisë së bjeshkëve nga e kishte origjinën ai. Pak kohë para se Shqipëria të aneksohej nga Italia fashiste, pa e njoftuar Gardën, braktis vilën e zbret në plazh. Zogu nuk i shpëtoi syrit të oficerit kosovar, Shefqet Bylykbashi, me origjinë nga një familje fisnike nga Baica e Kolshit të Drenicës, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Romë, në drejtimin e Artilerisë në Romë.
Sipas studiuesit Bajram Mjeku, gjatë bisedës mbreti Zog i tha besnikut të tij: “Kam ba një gabim historik dhe shqiptarët s’do t’ma falin kurrë. Në vend se të lidheshim me Anglinë, gabuam e u lidhëm me Italinë”!
Më shumë se nga lajmësit e tij nga Roma, mbreti Zog kuptoi se ishin çastet e fundit kur Italia fashiste do ta okuponte Shqipërinë. Me një ushtri të armatosur dobët dhe të paorganizuar mirë, okupimi ishte i paevitueshëm.
“Mbreti shqiptar sigurisht ishte në dijeni për idenë e Haxhi Zekës, që Shqipëria para se të pavarësohej, për njëzet vjet të mbetej nën protektorat anglez. Detajin e bisedës midis mbretit Zog dhe Shefqet Bylykbashit e dëshmon djali i tij, Fuat Bylykbashi”, thotë Mjeku. “Shefqet Bylykbashi gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte komandant i artilerisë në vijën kufitare Prapashticë- Preshevë, në mbrojtje të kufirit nga forcat serbe në kuadër të Regjimentit të Katërt të Ushtrisë Shqiptare, i cili komandohej nga Fuat Bej Dibra. Shefqet Bylykbashi, për të nderuar komandantin, e pagëzoi djalin e tij me emrin e Fuat”.
Në Kosovë, Shefqet Bylykbashi njihet me nofkën Shefqet Kapetani. Një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij. Në vitin 2010, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Presidenca e Kosovës, dekoroi major Shefqet Bylykbashin me urdhrin Medalja e Artë e Lirisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!
Edicioni i pestë i Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”
Titujt në gazetat e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre