LAJMI I FUNDIT:

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Marwan Barghouthi

Analizë e dokumentarit Liria e së nesërmes [Tomorrow’s Freedom], dedikuar liderit të burgosur palestinez, Marwan Barghouthi.

Përgatiti: Telegrafi.com


Në vitin 2017, motrat regjisore Georgia dhe Sophia Scott – të cilat kanë dokumentar krimet në Siri, për çfarë thonë se janë nxitur nga luftërat e tmerrshme në Ballkan – arritën të kenë qasje intime në historinë e liderit të burgosur politik palestinez, Marwan Barghouthi. Duke punuar ngushtë me familjen e Marwanit në Bregun e pushtuar Perëndimor (Palestinë), motrat Scott kaluan më shumë se tre vjet duke përcjell familjen e cila vuante gjatë grevës së urisë së Marwanit. Dokumentari merret me vizitat e dhimbshme në burg nga familja, për të takuar Marwanin, por që refuzoheshin në momentin e fundit. Teksa fillon greva e urisë, shohim intervistat nga njerëzit që e njohin më mirë – nga udhëheqësit politikë izraelitë e deri te avokatët, nga djemtë dhe nga gruaja e tij e dashur Fadwa.

Dokumentari Liria e së nesërmes [Tomorrow’s Freedom] paraqet një tablo të fuqishme të njeriut i cili një ditë mund të udhëheq me popullin palestinez. Dhe, shtron pyetjen: a mund të arrihet paqja mes Izraelit dhe Palestinës me liderë të duhur? A është Marwani lider?

Në vitin 2000, Marwani ishte figurë kyçe në Intifadës së dytë kundër pushtimit izraelit. Dy vjet pas Intifadës, u arrestua nga Izraeli dhe u akuzua për urdhërimin e sulmeve terroriste në Tel-Aviv. Pas një mijë ditëve në izolim dhe procesit gjyqësor, një gjykatë civile izraelite e dënoi me pesë burgime të përjetshme. Sondazhet e fundit tregojnë se në zgjedhjet e ardhshme palestineze ai mund të zgjidhet president i Palestinës – që do të thotë se Izraeli mban presidentin prapa grilave.

Kritiku i filmit i ditores The Guardian, Peter Bradshaw, shprehet se ky dokumentar ofron diçka që përgjithësisht nuk ofrohet në media: përfytyrimi i së ardhmes dhe një udhërrëfyes, ose pjesë e hartës rrugore që tejkalon situatën aktuale në Izrael dhe Palestinë. “Bëhet fjalë për liderin palestinez Marwan Barghouti, mbështetës fillestar i marrëveshjeve të paqes të Oslos të viteve 1993 dhe 1995, i cili gradualisht u zhgënjye me koreografinë e ngadaltë të konsensusit ndërkombëtar dhe i cili përfundimisht u burgos në vitin 2002 – për autorizimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj Izraelit. Qëndrimi i Barghoutit nuk është se është i pafajshëm, porse gjykata izraelite nuk ka të drejtë ta gjykojë atë”, shkruan Bradshaw.

Gjatë këtyre viteve të gjata, ai ka hyrë në grevë urie, është rrahur dhe keqtrajtuar në robëri; fëmijët e tij të rritur janë vënë në shënjestër dhe janë arrestuar, ndërsa gruas së tij Fadwa i është refuzuar vazhdimisht leja për ta vizituar. “Por, filmi tregon se diçka tjetër ka ndodhur gjithashtu: mandelaizmi i Barghoutit, një proces të cilin vetë forcat izraelite mund ta shohin si të përshtatshëm meqë, në një kohë të ardhshme, kanë nevojë për një figurë të pranuar ndërkombëtarisht me të cilën ata do të të negociojë”.

Është pikërisht padrejtësia dhe mizoria gjyqësore ajo që përgatit Barghoutin për një të ardhme politike. Vendosja e një lideri të ardhshëm në burg është proces inkubimi, izolim nga gabimet dhe marrëveshjet e këqija të cilat të gjithë liderët politikë aktivë i grumbullojnë në CV. Në qeli, Bargouthi është i izoluar nga gjithë kjo.

“Krahasimi midis Barghouthit dhe Mandelas është diçka që në mënyrë eksplicite promovohet nga admiruesit e të parit, por ky film tregon diçka që admiruesit kryesorë dhe qendrorë të Mandelas preferojnë të harrojnë: Mandela besonte dhe përkrahte dhunën politike si mundësi, për shumë kohë pas lirimit të tij. Një video nga një fjalim i Mandelas në Gazë më 1999, e paraqet atë duke thënë: ‘Zgjidheni paqen në vend të konfrontimit, përveç rasteve kur nuk mund të ecim përpara. Atëherë, nëse alternativa e vetme është dhuna, do ta përdorim dhunën’”, shkruan Bradshaw i cili përmend rastin kur armiku i anglezëve dhe lideri i IRA-s, Martin McGuinness, më në fund pati takim me Mbretëreshën, dhe ky paradoks flet shumë edhe për të sotmen. “Ky film i errët ka një mesazh realpolitik”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
BIR

BIR

Poezi
Romët

Romët

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

Kulture
MARTESA

MARTESA

Fjala+
JEHONË

JEHONË

Poezi
Kalo në kategori