eksperti-banner

Me 6 Qershor, CineStar në Prishtina Mall ju fton të bëheni pjesë e një feste plot energji, buzëqeshje dhe emocione për të gjithë familjen!

Ejani dhe festoni së bashku ditëlindjen e kinemasë, me një program fantastik dhe shumë aktivitete për fëmijë dhe familje. Me bileta vetëm 2.50€, argëtimi është më afër se kurrë — mos e humbisni këtë ditë speciale!


Për më të vegjlit ju pret një botë plot ngjyra dhe kreativitet: facepainting, kënd vizatimi, balona, kënd argëtimi, si dhe një super photo corner për fotot më të bukura familjare!


Atmosfera bëhet edhe më emocionuese me praninë e Dinosaurit gjigant 17 metra, që lëvizë dhe ulërin, dhe maskotave që do të sjellin shumë argëtim dhe buzëqeshje gjatë gjithë ditës!

Dhe sigurisht, magjia e filmit vazhdon në kinemanë të bukur, ku ju presin tituj emocionues për të gjitha shijet, horror, dramë, aksion, komedi, animacion.


Backrooms është një film horror misterioz që ndjek një terapiste që hyn në një dimension të çuditshëm për të kërkuar pacientin e saj të zhdukur në labirintet famëkeqe “Backrooms”. Masters of the Universe rikthen historinë e He-Man, ku Princi Adam rikthehet në Eternia për t’u përballur me Skeletor dhe për të shpëtuar botën e tij.


Scary Movie 6 është rikthimi i komedisë satirike që parodizon filmat horror dhe thriller më të njohur me humor absurd. In the grey është një thriller aksion nga Guy Ritchie që ndjek dy specialistë të fshehtë në një mision të rrezikshëm. Mortal Kombat 2 vazhdon betejën brutale mes luftëtarëve legjendarë The Sheep Detective , Lee Cronin’s The Mummy , The Drama , Scream 7 Shelter , The SpongeBob Movie: Search for SquarePants e shumë të tjerë që mund ti shihni në website.

Ju rikujtojmë që së fundmi CineStar është bërë pjesë e çmimit presitigjioz Blue Ribbon nga Box Office, si një ndër kinematë më të mira në botë per eksperiencën, ambientin, dhe teknologjinë që posedon.

Shënoni datën 6 Qershor! Merrni familjen, sillni buzëqeshjen dhe festoni së bashku një ditë plot argëtim, surpriza dhe magjinë e kinemasë. Ejani dhe shfrytëzoni rastin të bëheni anëtarë të Stars Club, dhe merrni benefite gjatë tërë vitit. Më shumë informacione dhe biletat i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu, aplikacioni CineStar Kosova, ose në arkat e kinemas