Një parcelë toke me sipërfaqe 25.71 ari është vënë në shitje në Hajvali, përgjatë Rrugës së Gjilanit, një zonë në zhvillim në periferi të Prishtinë, që po tërheq interes në rritje për investime rezidenciale.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 25.71 ari, e pajisur me infrastrukturë të plotë duke përfshirë qasje në rrugë, ujësjellës, kanalizim dhe energji elektrike, çka e bën të gatshme për ndërtim të menjëhershëm. Trualli është i përshtatshëm për ndërtime të ulëta, si shtëpi individuale apo projekte banimi, në një zonë që ofron qetësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.


Prona posedon fletë poseduese dhe kontrata realizohet përmes noterit, duke ofruar siguri juridike për blerësin.

Për ata që kërkojnë një investim konkret në një lokacion me perspektivë, kjo parcelë në Hajvali paraqet një mundësi të balancuar mes çmimit, pozicionit dhe potencialit të zhvillimit.

Karakteristika dhe informata të pronës

  • Me fletë poseduese
  • Dokumentacioni me Noter
  • Rrugë
  • KEDS
  • Ujë
  • Kanalizim
Agjenti: Edin Shabani
Emaili: edin.shabani@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444