Një javë plot me libra, aktivitete kulturore si dhe zbritje speciale deri në 50% për qindra tituj të përzgjedhur.

Libraria “Dukagjini rikthen për të tretin vit me radhë aktivitetin kulturor “Literary Fiesta”, i cili do të mbahet nga 1 deri më 7 Qershor, në hapësirën para librarisë.


Përgjatë shtatë ditëve, vizitorët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një atmosfere festive të dedikuar librit, leximit dhe kulturës, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat.

“Literary Fiesta” synon të afrojë librin më pranë lexuesit dhe të krijojë një hapësirë reflektimi mbi rëndësinë e leximit në shoqëri, duke sjellë përvoja kulturore dhe edukative për të gjitha grupmoshat.

Gjatë gjithë javës së aktivitetit, Libraria “Dukagjini” do të ofrojë edhe zbritje speciale deri në 50% për një numër të madh titujsh dhe botimesh, përfshirë titujt më të rinj, bestsellerët më të kërkuar dhe libra të përzgjedhur që rrallë gjenden me oferta të tilla. Vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë botime unike dhe oferta ekskluzive që e bëjnë këtë edicion të “Literary Fiesta” një përvojë të veçantë për çdo dashamirës të librit.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e përkushtimit të Librarisë “Dukagjini” për të promovuar leximin dhe për ta sjellë librin më afër publikut në një formë të qasshme dhe festive. Presim që lexuesit tanë të shijojnë së bashku me ne këtë festival të librit dhe të bëhen pjesë e një jave të mbushur me kulturë, inspirim dhe dashuri për leximin.