Lëngu i mishit është i mirë edhe pa kërpudha. Por kërpudha dhe qepa me lëng mishi në këtë recetë e bëjnë të mrekullueshme mbi purenë me patate ose mbi oriz.
Përbërësit:
▪ 450 gr mish viçi i grirë (pa dhjamë)
▪ 1/3 filxhan thërrime buke (të thatë)
▪ 1/4 filxhan qepë (të copëtuara)
▪ 1 vezë (e rrahur)
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 1/4 lugë çaji piper i zi
▪ 2 filxhanë lëng mish viçi
▪ 1 qepë (e madhe, e prerë në feta të holla)
▪ 1 filxhan kërpudha (në feta)
▪ 3 lugë gjelle miell misri
▪ 3 lugë gjelle ujë
Përgatitja:
Përziejmë mishin e viçit, thërrimet e bukës, qepën e copëtuar, vezën, kripën dhe piperin e zi në një tas deri sa të përzihen në mënyrë të barabartë. I japim formë përzierjes së mishit të viçit në 4 byreçka, rreth 20 mm trashë.
Skuqim byreçkat në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren derisa të marrin ngjyrë kafe në të dyja anët, për rreth 10 minuta.
Shtojmë lëng mishi viçi, qepë dhe kërpudha dhe i lëmë të vlojnë.
Ulim temperaturën në gradacion të ulët, i mbulojmë dhe i ziejmë për rreth 10 minuta më shumë derisa byreçkat e mishit të mos jenë më rozë në qendër.
I vendosim byreçkat në një pjatë dhe i mbajmë ngrohtë, shkruan Shije.
Lemë përzierjen e qepës të vlojë. Përziejmë miellin e misrit dhe ujin në një tas të vogël dhe i trazojmë në përzierjen e qepës.
I gatuajmë dhe i kaurdisim derisa lëngu i mishit me qepë të trashet, për rreth 1 minutë. Përzierjen e hedhim mbi byreçka për t’i shërbyer. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTavë dheu
Trileqe
Speca të pjekur e të skuqur, të mbushur me djathë!
Kifle me Pure Patateve për 12 minuta
Krejt ka pak - Palpeta në furrë - Emisioni 3
Beef Wellington: Receta e biftekut që e bëri Gordon Ramsay-n një yll
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë