LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Veselit po i ‘ngutet’ të bëhet kryeministër

Analistët: Veselit po i ‘ngutet’ të bëhet kryeministër

Analistë politikë vlerësuan në një prononcim për Telegrafin se koalicioni qeverisës nuk do të arrijë ta çojë deri në fund mandatin qeverisës, duke marrë parasysh rrethanat aktuale politike.

Analisti Imer Mushkolaj tha për Telegrafin se Kadri Veselit po i ngutet të bëhet kryeministër, duke shpresuar se do të dalë sërish partia e parë pas zgjedhjeve.


Sipas tij, ka kohë që rrethanat janë për zgjedhje të parakohshme dhe ato duhet të mbahen.

“Koalicioni aktual, pavarësisht numrave nuk e ka fuqinë që t’i çojë përpara proceset, andaj sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, aq më mirë”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Edhe Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë po ashtu se nuk është për t’u çuditur se vendi së shpejti do të hyjë në zgjedhje të reja.

Ai tha se në Kosovë është krijuar praktika e të ashtuquajturave qeveri të koalicioneve, të cilat nuk kanë zgjatur më shumë se dy vjet e gjysmë.

“Koalicionet zakonisht lindin si nevojë kur asnjë parti nuk arrin t`i fitoj gjysmën e votave në zgjedhjet elektorale dhe në Kosovë që nga paslufta kemi pikërisht qeveri të llojit të tillë. Në mungesë të marrëveshjeve të mirëfillta të koalicioneve, kulturës politike por edhe interesave të ngushta partiake dhe grupore, asnjë qeveri që nga paslufta nuk ka arritur që të përfundoj një mandat të plotë katër-vjeçar. Nga pesë koalicione sa kemi pasur (Koalicioni i gjerë, LDK-AAK, PDK-LDK, PDK-AKR, PDK-LDK), përpjesëtimisht i bie qe nga 2001 kur u mbajtën zgjedhjet e para e deri me sot, jetëgjatësia e një qeverie ishte pak më shumë se dy vite e gjysmë”, ka thënë ai.

Ajeti po ashtu tha se para se të shkoj vendi në zgjedhje, liderët e partive politike duhet të gjejnë zgjidhje për Demarkacionin, Asociacionin dhe formatin e dialogut Kosovë- Serbi.

“Demarkacioni, Asociacioni dhe Formati i dialogut Kosovë-Serbi janë çështjet që kanë bllokuar vendin kaq gjatë dhe që nuk zgjidhen përmes zgjedhjeve. Para se vendi të shkoj në zgjedhje liderët e partive politike duhet të gjejnë zgjidhje për këto çështje dhe vetëm atëherë zgjedhjet do të kishin kuptim. E themi këtë, sepse cilado qeveri dhe opozitë duhet të merret me këto çështje, prandaj pse të humbim kohë me zgjedhje të reja kur veçse kemi humbur aq shumë kohë”, tha ndër të tjera ai.

Sipas tij, ky koalicion është koalicion i pastër i interesave.

“Është koalicion për zgjedhjen e presidentit dhe ndarjen e posteve qeveritare (i referohem marrëveshjes për koalicion ndërmjet PDK-së dhe LDK-së); është një koalicion i panatyrshëm ndërmjet dy partive rivale që kanë akuzuar (dhe vazhdojnë ta akuzojnë) njëri-tjetrin për të gjitha dështimet dhe krimet e pasluftës.  Përderisa koalicioni i parë PDK-LDK kishte për qëllim shpalljen e përbashkët të pavarësisë së Kosovës, ky koalicioni nuk i ka shërbyer ideve të tilla, por ka qenë një koalicion i pastër i interesave”, u shpreh ai.

Ndryshe, raportimet për mundësitë e zgjedhjeve të parakohshme erdhën pikërisht pas një interviste të Kadri Veselit në një të përditshme të Kosovës, në të cilën citohet të ketë përmendur zgjedhjet si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori