LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi suedez do të mundë të ndalojë Parkinsonin

Zbulimi suedez do të mundë të ndalojë Parkinsonin

Studiuesit në Lund të Suedisë zbuluan mekanizmat që mundësojnë përhapjen e sëmundjes Parkinson në tru. Ky zbulim hap rrugë për trajtime plotësisht të reja sa i përket kësaj sëmundje. Studiuesit kanë identifikuar proteine të sëmura të cilat përhapen prej qelize në qelizë.

Sipas studiuesve, mbetet të bëhet edhe një hap që nënkupton frenimin e këtij lloj mekanizmi. Kjo do të ndikonte pastaj që pacientët e diagnositifikuar do të mund të merrnin ilaçe përkatëse. Ilaçi i ardhshëm parashihet që do të zbusë problemet e lidhura me zhvillimin dhe përhapjen e sëmundjes, mendojnë neurologët nga Universiteti i Lundit
në Suedi.

Mendohet që ilaçi i ardhshëm të jetë frenues. Proteinat e sëmura përhapen në formë të infeksionit nga qeliza në qelizë. Pra ky është një proces që ndodhë në tru dhe nuk bëhet fjalë për infektim ndërmjet njerëzve. Personat e prekur nga sëmundja Parkinson zakonisht nuk kërkojnë ndihmë mjekësore para se të fitojnë probleme në organet lëvizëse, por kjo nënkupton se ata tashmë janë goditur nga sëmundja për disa vite. Një nga 100 persona të moshës mbi 65 vjeç goditet nga sëmundja Parkinson.

Studiuesit nga Universiteti i Lundit tani përpiqen ta frenojnë këtë proces me ilaçe të reja potenciale. Pra, përpjekjet do të orientohen në identifikimin e vendit ku sëmundja zë fill në tru.

Pacientët zakonisht hetojnë probleme në saje të shqisave të nuhatjes, sipas tretjes së ushqimit dhe gjumit para se sëmundja të ketë goditur organin e lëvizjes. Perspektiva e prodhimit të një ilaçi të ri rëndom përfshinë një periudhë kohore prej dhjetë vitesh.

Siç dihet sëmundja Parkinson është e rëndomtë tek meshkujt mbi moshën 60 vjeç. Kjo sëmundje nuk është e pashërueshme, por ekzistojnë ilaçe të cilat frenojnë dhe zbusin simptomat. Simptomat më të dukshme nënkuptojnë dridhje të trupit, muskujt të ngurtë, lëvizje të vështirësuara dhe ulje e balansit. Sëmundja është pasojë e pengesave komunikuese ndërmjet qelulave trunore ku substanca sinjalizuese dopamin ka rolin kryesor. /Shuquri Sejdijaj/