LAJMI I FUNDIT:

Veseli viziton Fushë-Kosovën: Qeveria duhet t’i ndihmojë të gjitha komunat e Kosovës

Veseli viziton Fushë-Kosovën: Qeveria duhet t’i ndihmojë të gjitha komunat e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Fushë-Kosovës.

Veseli ka thënë se me kryetarin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha kanë biseduar rreth masave të ndërmarra ndaj coronavirusit, transmeton Telegrafi.


“Sot vizitova komunën e Fushë Kosovës, ku bisedova me kryetarin Burim Berisha dhe kolegët të tij për gjendjen aktuale të banorëve dhe masat e marra aty në kuadër të luftës kundër coronavirusit. Pandemia sot na kërcënon të gjithëve njësoj, pa dallim për përkatësinë partiake, etnike, krahinore, gjinore apo sociale. Prandaj vetëm së bashku mund ta përballojmë e tejkalojmë këtë situatë”, ka shkruar ai në Facebook.

Veseli ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë të gjitha komunat e Kosovës në lindje e perëndim, veri e jug pa dallime politike e etnike.

“Ne jemi duke këmbëngulur prej javësh për një paketë financiare emergjente prej 320 milionë euro për ta mbështetur siç duhet luftën kundër coronavirusit si dhe për të mbrojtur ekonominë nga kolapsi”./Telegrafi/

Sot vizitova komunën e Fushë Kosovës, ku bisedova me kryetarin Burim Berisha dhe kolegët të tij për gjendjen aktuale të…

Publiée par Kadri Veseli sur Mercredi 8 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori