Pasi zv/shefi i Zyrtarit kryesor mjekësor të Anglisë paralajmëroi të dielën se bllokimi si pasojë e coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të zgjasë për “gjashtë muaj ose më shumë”, ekspertët thonë se masat e zgjatura të distancimit shoqëror – nëse jo të mbylljeve të plota – mund të jenë të nevojshme.

Ndërsa Britania e Madhe filloi javën e dytë nën mbyllje pas njoftimit të 23 marsit të kryeministrit Boris Johnson për frenime të papara në jetën publike në kohë paqeje, Jenny Harries përcaktoi një afat kohor afatmesëm për mënyrën se si qeveria britanike mund të rinovojë kufizimet që synojnë parandalimin e coronavirusit.

Masat e bllokimit duhet të qëndrojnë në vend në fund të periudhës fillestare të mbylljes tre-javore, tha ajo në konferencën e përditshme të qeverisë britanike për coronavirus në 29 mars, përcjell Telegrafi.

“Ne nuk duhet që atëherë të kthehemi papritmas në mënyrën tonë të të jetuarit; kjo do të ishte mjaft e rrezikshme. Nëse ndalemi (me bllokimin), atëherë të gjitha përpjekjet tona do të shkojnë në ujëdhe ne mund të shohim potencialisht një kulm të dytë”.

“Kështu që unë mendoj se duhen tre javë për rishikim”, vazhdoi Harries. “Dy ose tre muaj për të parë nëse ne e kemi goditur atë me të vërtetë, me rreth tre deri në gjashtë muaj në mënyrë ideale, dhe shumë pasiguri edhe në këtë, por pastaj për të parë në cilën pikë ne mund të kthehemi përsëri në normalitet”

Dy vjet kufizime?

Britania nuk është i vetmi vend, qeveria e të cilit ka paralajmëruar se masat e kontrollit të coronavirusit do të shtrihen përtej periudhës së tyre fillestare.

Vendi i prekur më keq nga Evropa dhe i pari në kontinent që imponon një bllokim, Italia ka thënë se masat e mbylljes së tij mund të shtrihen deri më 31 korrik, me gjithë efektet e tyre të mprehta ekonomike, shkruan France24, përcjell Telegrafi.

Agjencia e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Gjermanisë, Instituti Robert Koch, deklaroi më herët në mars se – në një “situatë ekstreme” – kufizimet në jetën publike për të luftuar coronavirusin mund të qëndrojnë në vend deri për dy vjet, derisa një vaksinë të jetë e gatshme për përdorim .

“Një lloj distancimi ka të ngjarë të jetë i nevojshëm për të paktën gjashtë muaj”, tha William Hanage, një profesor ndihmës i epidemiologjisë në Universitetin e Harvardit, për France24.

Ideja e institutit shëndetësor gjerman që dy vjet kufizime mund të jenë të nevojshme për t’u marrë me coronavirusin paraqet një skenar “mjaft të mundshëm”, tha Hanage, duke shtuar se “varet nga ajo që nënkupton kufizimet; dy vjet e gjendjes aktuale nuk ka gjasa, por dy vjet pa tubime të mëdha është një gjë tjetër”.

Sigurisht, ndalimi i plotë i sëmundjes do të bënte të panevojshëm bllokimet dhe distancimin shoqëror.

Kjo mund të arrihet një nga tre mënyrat, shpjegoi Greg Grei, një profesor dhe epidemiolog mjekësor në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Duke, në një intervistë për France 24, përcjell Telegrafi.

Së pari, “përmes një programi masiv, mbarëbotëror, të sigurt dhe të efektshëm të vaksinave”.

Së dyti, përmes “punësimit masiv të disa profilaksive të tjera efektive kundër transmetimit”, të tilla si bllokime efektive, “të kombinuara me gjurmime të kontaktit intensiv për të ndaluar rrjetet e transmetimit”.

Ose e treta, “kur një pjesë e madhe e popullsisë njerëzore bëhet imune për shkak të infeksionit (i njohur si imuniteti i tufës) dhe epidemia ‘digjet’”.

Deri atëherë, ai tha, “virusi ka të ngjarë të vazhdojë të qarkullojë kudo që gjen njerëz të rinj të prirur për t’u infektuar”.

Kështu që, vetëm opsioni i dytë – bllokimet dhe gjurmimi i rrjeteve të transmetimit – duket të jetë i realizueshëm në një afat të shkurtër.

Paradoksalisht, heqja e masave kufizuese më herët mund të jetë më e përshtatshme në vendet relativisht të goditura, tha Grei.

“Ndërsa virusi ka goditur shumë rëndë Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë, këto vende mund ta shohin [imunitetin e tufës] më shpejt se shumica e vendeve të tjera”.

Si rezultat, “gjashtë muaj (lëvizja e kufizuar) mund të jetë e arsyeshme për Mbretërinë e Bashkuar” ndërsa “dy vjet mund të jenë të arsyeshme për Gjermaninë nëse transmetimi mbetet i ulët”.

Coronavirus do të “ndryshojë mënyrën tonë të jetës”

Duke minimizuar numrin e njerëzve që kontraktojnë coronavirusin, mbylljet mbrojnë më të prekurit. Sidoqoftë, ata nuk i bëjnë njerëzit imunë.

Si pasojë, shkencëtarët presin që virusi të rishfaqet kur të hiqen kufizimet.

Për shembull, studimi i Imperial College në Londër – i famshëm pasi ka bindur Boris Johnsonin dhe Donald Trumpin për të adoptuar qasje më të ashpra kundër coronavirusit – parashikoi që nëse masat e mbylljes përfundojnë pas pesë muajsh, një valë e dytë e infeksioneve do të shfaqej në fund të vjeshtës.

Në dritën e kësaj, “shumica e epidemiologëve besojnë se pasi distanca sociale të qetësohet, ajo duhet të shoqërohet me testime të gjera dhe izolim të personave të infektuar për 14 ditë”, tha Charles Horsburgh, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bostonit.

Ndërsa qeveritë do të duhet të vendosin testime në masë dhe gjurmimin e kontaktit, ekspertët thonë se njerëzit gjithashtu do të duhet të modifikojnë sjelljen e tyre për të parandaluar shpërthime të reja.

“Ky virus ka dhe do të vazhdojë të ndryshojë mënyrën tonë të të jetuarit, traditat tona dhe bashkëveprimet tona me njëri-tjetrin”, tha Grei.

Dhe disa ndryshime janë tashmë të dukshme që tani.

Maska për fytyrën, tashmë të zakonshme në Azi, tani mund të shihen edhe në qytetet perëndimore; dhe në Francë, një puthje në secilën faqe për të përshëndetur familjen, miqtë dhe kolegët – është bërë tabu.

Ndryshimi i përhershëm është evident, thotë Lynn Goldman, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Institutit Milken në Universitetin George Washington.

“Mund të jetë që do të ketë më pak njerëz që shtrëngojnë duart dhe puthen; bërrylat mund të bëhen si një formë përshëndetjeje dhe unë mendoj se maska për fytyrën mund të bëhen më normale gjithashtu”. /Telegrafi/