Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 4,307. Prej tyre 94 kanë humbur jetën kurse të shëruar janë 2,095.
Deri më sot në Kosovë raste aktive me COVID-19 janë 2,118. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar disa statistika të shtrirjes së COVID-19 në Kosovë si dhe numrin e personelit shëndetësorë që janë prekur nga ky virus, shkruan Telegrafi.
Bazuar në të dhënat e fundit nga IKSHPK-ja, top pesë komunat që momentalisht kanë numrin më të madh të të infektuarave janë Prishtina me 1220 raste pozitive ku prej tyre 879 janë ende aktive, Vushtrria me 397 raste gjithsejtë prej tyre 104 raste ende aktive, Prizreni me 378 raste të konfirmuara pozitiv me COVID-19 ku prej tyre 151 ende janë aktive, Ferizaj me 324 të konfirmuar pozitiv me 181 raste aktive dhe e pesa si komuna më e prekur radhitet Gjilani me 252 raste gjithsejtë ku prej tyre 103 janë ende aktive.
Sipas këtyre statistikave 222 infermierë janë të sëmurë në Institucionin Shëndetësorë, 160 mjekë të sëmurë po ashtu në Institucionin Shëndetësorë, 11 mjekë dhe 13 infermierë janë sëmurë jashtë institucionit shëndetësorë. Të prekur me COVID-19 janë edhe 8 farmacistë, 2 teknik të farmacisë dhe 2 fizoterapeut, shkruan Telegrafi.
Në nivel rajoni Kosova renditet e katërta me numrin më të lartë të të infektuarve.
E para është Serbia me 17,342 raste, e dyta është Maqedonia e Veriut me 7,572 raste, e treta renditet Bosnja e Hercegovina me 6,086 raste dhe e katërta Kosova me 4,307 raste.
IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të vazhdojnë të bartin maska, të respektojnë distancën sociale dhe të mbajnë higjienën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre