LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: 29.73 për qind e të anketuarve nuk besojnë se do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi gjatë mandatit të Hotit

Sondazh nga Pyper: 29.73 për qind e të anketuarve nuk besojnë se do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi gjatë mandatit të Hotit

Zhvillimet e fundit në sferën politike kanë nxitur reagime të shumta nga politikanë të ndryshëm si dhe nga vet qytetarët, ndërsa nga një hulumtim i Pyper rreth formimit të qeverisë del se 15.92% janë ndjerë të kënaqur, ndërsa më shumë se gjysma e pjesëmarrësve 62.45% kanë deklaruar se ndjehen të zhgënjyer rreth formimit të qeverisë Hoti.

Veç kësaj, nga ky sondazh del se formimi i kësaj qeverie për 66.75% të pjesëmarrësve paraqet mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve.


Për të pasur një pasqyrë më të qartë sa i përket perceptimit të qytetarëve rreth gjendjes në vend, kompania e hulumtimeve Pyper ka realizuar një sondazh përmes një mostre jo të rastësishme me rreth 1140 persona anembanë Kosovës (të dhënat rreth mostrës janë listuar në fund të këtij artikulli).

“…Formimi i qeverisë Hoti është pritur në mënyrë të ndryshme nga qytetarët. Përderisa një përqindje prej 15.92% janë ndjerë të kënaqur, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve (62.45%) kanë deklaruar se ndjehen të zhgënjyer rreth formimit të qeverisë Hoti. Veç kësaj, formimi i kësaj qeverie për 66.75% të pjesëmarrësve paraqet mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve”, thuhet në raportin e Pyper.

Po ashtu, sipas të dhënave të sondazhit, e ardhmja e kësaj qeverie konsiderohet të jetë jo e mirë dhe jo produktive sipas pjesëmarrësve.

Përpos një numri të vogël të tyre, 6.95% që janë optimist se qeveria Hoti do ta kryejë mandatin e saj, 69.39% e mendojnë të kundërtën.

“Pra, se kjo qeveri nuk do të arrijë ta përfundoj mandatin. Po ashtu, vlen të ceket se në sondazhin e realizuar pjesëmarrësit janë pyetur edhe rreth ndikimit të qeverisë Hoti në nivelin e korrupsionit, papunësisë, zhvillimit ekonomik, si dhe në sistemin shëndetësor dhe arsimor. Përgjigjet më të përzgjedhura lidhur me këto kanë qenë se gjatë qeverisë Hoti niveli i korrupsionit do të rritet shumë (42.44%) ndërsa niveli i papunësisë (35.80%), zhvillimi ekonomik (33.07%), sistemi shëndetësor (38.17%) si dhe sistemi arsimor (40.19%) do të mbesin njësoj. Me fjalë tjera, këto të fundit nuk do të kenë ndonjë përmirësim”.

Njëkohësisht, përveç këtyre është me rëndësi të ceket edhe perceptimi mbi arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

29.73% e pjesëmarrësve nuk besojnë se do të arrihet kjo marrëveshje gjatë mandatit të Avdullah Hotit, ndërsa 14.34% vlerësojnë se një marrëveshje e tillë do të arrihet por nuk do të zbatohet. Përpos këtyre, 13.02% vlerësojnë se marrëveshja do të arrihet dhe do të zbatohet. Mirëpo, prej këtij grupit të fundit, rreth 1/3 e tyre konsiderojnë se marrëveshja nuk do të jetë aspak e dobishme për Kosovën.

Gjithashtu, prej të gjithë ministrave që janë zgjedhur në qeverinë Hoti, Vjosa Osmani, personi i dytë më i votuar në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor, nuk ka ndonjë post në kabinetin e ministrave.

Ky mosemërim i Vjosa Osmanit në ndonjë pozitë në kabinetin e ministrave është vlerësuar si i papranueshëm për pothuajse gjysmën e pjesëmarrësve (46.53%).

Ndërkaq, sa i përket pozitës së presidentit Thaçi, 32.98% vlerësojnë se presidenti do ta ketë një mandat të dytë falë qeverisë Hoti, ndërsa 30.08% nuk e mendojnë këtë.

Sido që të jetë, përkundër formimit të një qeverie të re, LVV-ja është duke bërë një peticion që vendi të shkoj përsëri në zgjedhje. E sa i përket efektshmërisë së këtij peticioni për ta arritur qëllimin e synuar, 58.05% janë optimist se do të jetë i efektshëm.

Mostra sipas gjinisë:
Femër (53.12%)
Mashkull (46.88%)

Mostra sipas grupmoshave:
16 – 25 vjeç (51.10%)
26 – 35 vjeç (31.57%)
36 – 45 vjeç (10.64%)
46+ vjeç (6.68%)

Mostra sipas komunave:
Prishtinë (19.79%)
Ferizaj (7.83%)
Prizren (7.48%)
Gjilan (6.42%)
Mitrovicë (5.01%)
Pejë (4.66%)
Podujevë (4.40%)
Lipjan (4.40%)
Fushë Kosovë (4.31%)
Gllogoc (4.31%)
Rahovec (4.22%)
Gjakovë (4.13%)
Vushtrri (3.43%)
Malishevë (3.25%)
Suharekë (2.46%)
Skenderaj (2.11%)
Viti (1.76%)
Shtime (1.50%)
Istog (1.50%)
Obiliq (1.14%)
Klinë (1.14%)
Deçan (1.14%)
Kamenicë (1.14%)
Kaçanik (1.06%)
Dragash (0.70%)
Hani i Elezit (0.18%)
Junik (0.18%)
Zveçan (0.09%)
Kllokot (0.09%)
Novobërdë (0.09%)
Shtërpcë (0.09%)

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori