LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Pakistan, 11 të vdekur

Shpërthim në Pakistan, 11 të vdekur

Në shpërthimin që ka ndodhur te një xhami shiite në qytetin Paraçinar në veriperëndim të Pakistanit kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, njoftuan zyrtarët, transmeton Reuters.

AFP, megjithatë, thekson se janë vrarë gjashtë persona, ndërsa janë plagosur të paktën 50 persona, dhe se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. /kp/