LAJMI I FUNDIT:

SHKRIMTARI

SHKRIMTARI

Poezi nga: Dan Fante
Përktheu: Fadil Bajraj

E takova njëfarë shkrimtari amerikan derisa isha në Milano
dhe pimë kafe të shkëlqyeshme italiane dhe darkuam në një kafe të zbuluar
dhe diskutuam mbi teket e mrekullueshme të femrave italiane
në një natë verore derisa na kalonin pranë
ndërsa ai ma bleu një puro kubaneze 12 mijë lira
për të më dëfryer derisa çanim dërrasa
ai i çante ndërsa unë ia sillja


Doli se ishte për faqe të zezë
dhe i bënte rrush e kumbulla paratë e fondit të mirëbesimit me dashnoren e tij të gjatë
ama ishte i bindur në gjenialitetin
dhe shkollimin e vet
duke ma bërë me dije se i fliste tri gjuhë
se kishte doktoratë dhe kishte përkthyer Dosto-hamam-jevskin
por nuk kishte shkruar asnjë rresht që dy vjet në opusin e tij pesëqind faqesh

Në gjysmë të puros sime (të qelepirosur)
dhe pas kafes time të tretë
i dërrmuar nga ky budallallëk
më kërkoi ta këshilloja
se si të angazhohet më tepër rreth artit të tij

Të vetmit shkrimtarë që i njoh shkruajnë
i them unë
me kujdes shtyj mbrapa karrigen time që t’i shmangem ndonjë goditje potenciale të këtij halabaku
ballafaqohu me bishën ditë për ditë
dhe jeto e vdis duke iu dhënë jetë gjërave të tyre
ama vazhdo të shkruash prapëseprapë
derisa kjo gjëkafshë që e kanë pjellë e kurthëruar dhe që e kanë mbyllur në kafaz
të jetë ngopur me gjithë atë mish të gjallë dhe të kërkojë dhëmbëkruese

Shkrimtarët që nuk shkruajnë, i thashë
janë si kurvat që nuk thithin kar
ata do të duhej të ndërrojnë profesionin
të lajnë pjata në restorane
ose të punojnë në zyret e postës italiane

Nuk m’u falënderua as nuk më përshëndeti
ama
e pat paguar faturën

Në trend Kultura

Më shumë
Atdheu

Atdheu

LOTI

LOTI

KUJTIMI

KUJTIMI

AJO ËNDËRR QË …

AJO ËNDËRR QË …

Simpatia për Kroacinë

Simpatia për Kroacinë

“Letërsia nga burgu”

“Letërsia nga burgu”

Kalo në kategori