Sa shumë futbollistë shqiptarë në grupet e Ligës së Kampionëve, këta janë nëntë prej tyre që do të luajnë për gjigantët evropianë
Në Gjenevë të Zvicrës shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka hedhur shortin për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/2021.
E gjithë vëmendja pas tërheqjes së shortit ishte tek grupi G ku Barcelona dhe Juventusi janë në të njëjtin grup dhe do të ketë përballje të dy ‘mbretërve’ të futbollit, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Megjithatë ajo që iu intereson tifozëve shqiptarë janë edhe futbollistët tanë nëpër Evropë që po kanë shumë suksese.
Për edicionin e ri nëntë është numri i shqiptarëve që do të jenë në fazën e grupeve.
Këta nëntë futbollistë janë të ndarë në pesë grupe, ku Lazio ka numrin më të madh të shqiptarëve.
https://www.instagram.com/p/CFzrpg9lzKJ/
Dy portierët Thomas Strakosha dhe Marco Alia janë pjesë e klubit kryeqytetas, së bashku me Riza Durmishin dhe Vedat Muriqin që javë më parë iu bashkua klubit italian.
Për të gjithë këta futbollistë, kjo do të jetë hera e parë që do të luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Lazio ka një grup realisht të kalueshëm, pasi do të përballet me gjigantin rus Zenit St Petersburg, Borussia Dortmundin dhe kampionët e Belgjikës, Club Brugge.

Strakosha është titullar i padiskutueshëm te Lazio, ndërsa minuta të shumtë pritet të ketë edhe Vedat Muriqi.

Sa i përket Riza Durmishit e ardhmja e tij te Lazio është ende në pikëpyetje, mirëpo ai figuron si një futbollist aktual i bardhekaltërve.

Gjasat më të vogla për të luajtur në grupe me Lazion i ka portieri i ri shqiptar Marco Alia, i cili është portieri i tretë pas Strakoshës dhe Pepe Reinas.

Myrto Uzuni është befasia më e këndshme me Ferencvarosin e tij, pasi skuadra hungareze ka eliminuar shumë ekipe të mëdha deri në grupe.
Gjiganti hungarez gjatë rrugës eliminoi Djurgardenin, Celticin, Dinamo Zagrebin dhe Molden.
Ferencvaros do të jetë në Grupin G së bashku me Barcelonën, Juventusin dhe Dynamo Kievin, ndërsa ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni konsiderohet si lojtari më i mirë i kësaj skuadre.

Dy futbollistë tjerë shqiptarë do të jenë në Grupin A, ku do ta bartin fanellën e Red Bull Salzburgut.
Fjala është për mbrojtësin Albert Ballci dhe sulmuesin Mërgim Berisha që luajnë për gjigantin austriak.

Salzburg do të ketë punë të vështirë në këtë grup, pasi do të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Bayern Munich.
Përveç Bayernit e Salzburgut, në Grupin A janë edhe Atletico Madrid dhe Lokomotiva e Moskës.

E në Grupin D është rezervuar një përballje shqiptarësh.
Kampioni i Anglisë, Liverpool zë vend në këtë grup së bashku me Ajaxin, Atalantën dhe Midtjylland.
The Reds kanë në radhët e veta futbollistin më të suksesshëm shqiptarë, Xherdan Shaqiri që ka fituar dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve.
E në anën tjetër te Atalanta është mbrojtësi më i mirë shqiptar, Berat Gjimshiti që për vitin e dytë radhazi merr pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një duel mjaftë interesant mes Gjimshitit dhe Shaqirit.
Gjithsesi deri në këto momente nëntë është numri i futbollistëve shqiptarë që do të luajnë në grupe, por ky numër mund të shtohet.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve përfundon më 5 tetor, ndërsa 32 skuadrat pjesëmarrëse mund të transferojnë ndonjë futbollist.
Gjasat më të mëdha nga futbollistët shqiptarë që të luajë në këtë garë i ka Milot Rashica, që është i lidhur me një kalim të mundshëm te RB Leipzig. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës