LAJMI I FUNDIT:

Rusia zyrtarisht e përjashtuar edhe nga “Euro 2024”

Rusia zyrtarisht e përjashtuar edhe nga “Euro 2024”

Rusia nuk do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.

Federata ruse u përjashtua fillimisht nga Liga e Kombeve që u përmbyllë të martën mbrëma, derisa tani do të jetë jashtë garës më të madhe për përfaqësuese në Evropë.


Tashmë dihet se ky përjashtim vije nga sulmet që Rusia i filloi më 24 shkurt të këtij viti ndaj Ukrainës.

Kjo gjendje po vazhdon edhe tani, andaj UEFA ka marrë vendim që të mos e lejojë federatën ruse të marrë pjesë në kualifikimet e “Euro 2024”.

Natyrisht se ky është një dëm i madh për futbollin rus, derisa edhe lojtarët nuk guxojnë të kundërshtojnë pushtimin që Vladimir Putin po tenton ta bëjë ndaj Ukrainës.

Kampionati Evropian "Gjermania 2024": Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup
Lexo po ashtu Kampionati Evropian "Gjermania 2024": Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup

Vlen të përmendet se Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e këtyre kualifikimeve, të vendosura në vazon katërt, respektivisht tre.

Nga ky përcaktim i vazove, Dardanët dhe Kuqezinjtë mund të jenë në të njëjtin grup, short ky që nuk do të ishte i mirëpritur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori