LAJMI I FUNDIT:

“Ai tha se na gënjeu”, Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

“Ai tha se na gënjeu”, Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, duket se ka përdorur një taktikë motivuese për të inkurajuar lojtarët e tij përpara lojëve kyçe në La Liga.

Toni Kroos zbuloi në një deklaratë se italiani iu kishte thënë lojtarëve para ndeshjes kundër Mallorcas se fitimi i kësaj ndeshjeje do të nënkuptonte fitimin e kampionatit.


Megjithatë, pas asaj ndeshje dhe një fitoreje të mëtejshme kundër Barcelonës, Ancelotti i tha skuadrës se kishte gënjyer dhe se titulli do të ishte i tyre nëse fitonin javën e ardhshme.

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet
Lexo po ashtu Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

“Ai (Ancelotti) na tha javën e kaluar, para ndeshjes kundër Mallorca: ‘Nëse fitojmë, kemi mbaruar punë (në La Liga)”. Ishte e vështirë për ne që të fitonim, dhe më pas ai na tha: ‘Unë ju gënjeva nëse fitojmë javën e ardhshme (kundër Barcelonës), ka mbaruar”.

Sipas Kroosit, gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit kundër Real Sociedad të premten.

Tetë lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt te Real Madridi
Lexo po ashtu Tetë lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt te Real Madridi

“Më në fund, gjithçka do të përfundojë kur të mundim Real Sociedadin të premten”, shtoi gjermani. Ndërsa Madridi siguron një avantazh prej 11 pikësh ndaj Barcelonës, Ancelotti po kërkon që ekipi i tij të mbyllë çdo mundësi matematike për rivalët e tyre duke fituar ndeshjet e ardhshme.

Real Madrid ka një rrugëtim të fortë përpara, pasi duhet të përballet me Real Sociedad, Cadiz dhe Granada në ndeshjet e tyre të ardhshme të La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori