Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.
Kështu ka thënë kryeministri slloven Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi i Golob erdhi pasi Vuçiq tha një ditë më parë se “nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.
Madje vetë mediat serbe, një veprim të presidentit serb e kanë quajtur “Skandali të ri diplomatik i Vuçiqit…”.
“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Vucic’s statement, which caused a full-blown diplomatic crisis with Slovenia, also targeted ?? and ??:
“They [Kosovo] arranged all this with ??, ?? and ??.
It is not clear who is more disgusting, the Slovenes or some of the others who spoke.”pic.twitter.com/ciCSwWPDZR https://t.co/qFg4A9mjiK
— Admirim (@admirim) April 24, 2024
Golob tha në një deklaratë se shprehje të tilla “të kujtojnë kohë të tjera dhe janë të padenjë për nivelin e arritur të marrëdhënieve midis dy vendeve”.
“Sllovenia kryen punën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi baza parimore dhe sinqerisht përpiqet të gjejë paqen dhe pajtimin midis popujve. Sllovenia gjithashtu mbron këtë në lidhje me Serbinë”, citohet të ketë thënë ai.
Mediat ndërkohë raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar në intervistë të ngarkuarin me punë të ambasadës serbe në Lubjanë.
Vuçiq kritikoi Slloveninë gjithashtu se është një nga sponsorët e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të hidhet në votim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fillim të majit.
Në dokumentin e rezolutës thuhet se kërkohet, ndër të tjera, që të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
Ndryshe, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit boshnjak Republika Srpska mohojnë se në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid në Srebrenicë. /Telegrafi/
🗣"Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…", një pjesë e fjalimit të përfaqësuesit të Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar – gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së#Telegrafi #Kosova #Serbia #Sllovenia #SamuelZbogar pic.twitter.com/hFzdhzrPEc
— Telegrafi.com (@Telegrafisti) April 25, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFBI: I dyshuari nuk ka gjuajtur me armë
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo
Musk bëri një postim në X pas tentimvrasjes së Trumpit, pas reagimeve të ashpra e fshiu menjëherë
Trump falënderoi Shërbimin Sekret - por a po mbrohet mjaftueshëm?
Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues
Zelensky thotë se plani i fitores së luftës së Ukrainës është 90 për qind gati, do t’i prezantohet aleatëve javën e ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo