LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka goditur një “objekt ushtarak” në periferi të Kievit, dy ditë pasi kërcënoi se do të përshkallëzojë sulmet në kryeqytet

Rusia ka goditur një “objekt ushtarak” në periferi të Kievit, dy ditë pasi kërcënoi se do të përshkallëzojë sulmet në kryeqytet
FOTO: Ilustrim

Rusia ka goditur atë që e përshkroi si një “objekt ushtarak” në periferi të Kievit, dy ditë pasi kërcënoi se do të godiste objektivat në kryeqytet si përgjigje ndaj sulmeve të supozuara të Ukrainës në tokën ruse, tha ushtria ruse të premten.

“Sonte një objekt ushtarak në periferi të Kievit u godit nga raketa me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi nga deti”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.


“Si rezultat i goditjes në fabrikën e makinerisë Zhuliany Vizar, u shkatërruan punëtoritë për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve”, shtoi Konashenkov, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Moskva është "anija e parë e madhe ruse" që fundoset që nga Lufta e Dytë Botërore
Lexo po ashtu Moskva është "anija e parë e madhe ruse" që fundoset që nga Lufta e Dytë Botërore

Ushtria ruse paralajmëroi të mërkurën se do të godiste “qendrat vendimmarrëse” të Ukrainës, përfshirë ato në kryeqytetin e Ukrainës, në përgjigje të asaj që Rusia tha se ishin “përpjekje sabotimi dhe sulmi” në territorin rus.

Të enjten, zyrtarët rusë pretenduan për sulme ukrainase përtej kufirit brenda Rusisë, deklarata që sipas ukrainasve ishin një përpjekje ruse për të krijuar një tregim të rremë për të përshkallëzuar sulmet ndaj Ukrainës.

Madje, sulmet me raketa në kryeqytetin ukrainas “do të rriten në përgjigje të kryerjes së çdo sulmi nga regjimi nacionalist i Kievit të një natyre terroriste ose sabotazhi në territorin rus”, tha Konashenkov të premten, duke përdorur gjuhë propagandistike për të përshkruar qeverinë ukrainase.

Ndryshe, të enjten, një nga luftanijet më të rëndësishme të Rusisë u fundosë në Detin e Zi.

Ukraina pretendoi se kishte goditur atë me raketa, ndërsa ushtria ruse pranoi vetëm se anija ishte fundosur pas një zjarri në bord dhe shpërthimit të municioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori