LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pritet t’i japë fund vetë-izolimit dhe t’i kthehet stërvitjeve me Juventusin

Ronaldo pritet t’i japë fund vetë-izolimit dhe t’i kthehet stërvitjeve me Juventusin

Cristiano Ronaldo është ende pozitiv me Covid-19, por ai mund t’i japë fund vetë-izolimit në tre ditët e ardhshme pasi ai ka një ngarkesë të ulët virale.

Ylli portugez i Juventusit doli pozitiv me Coronavirus më 13 tetor dhe nuk ka bërë ende asnjë test negativ, duke vazhduar të mbetet pozitiv.


Ronaldo kurrë nuk ka pasur simptoma dhe ka qëndruar në karantinë për 18 ditët e fundit dhe gjatë tri ditëve të ardhshme mund të largohet nga izolimi.

Vjen reagimi i Ronaldos në rrjetet sociale, i frustruar me testin për COVID-19
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Ronaldos në rrjetet sociale, i frustruar me testin për COVID-19

Sipas gazetës Tuttosport, protokolli i miratuar nga komiteti Teknik-Shkencor në Itali lejon që njerëzit asimptomatikë me një ngarkesë të ulët virale të lënë vetë-izolimin pas 21 ditësh pasi është e pamundur që ata të infektojnë njerëz të tjerë.

Megjithatë, sulmuesi i Juventusit nuk do të ishte në gjendje të luante një lojë konkurruese derisa të ketë një test negativ të Covid-19.

35-vjeçari mund të kthehet në stërvitje të martën, sipas raportit, edhe nëse protokolli i UEFA-s nuk mund ta lejojë atë të stërvitet me pjesën tjetër të grupit në prag të një loje të Ligës së Kampionëve nëse ai përsëri rezulton pozitiv.

Juventusi pritet të përballet me Spezian të dielën dhe Ferencvaros në Ligën e Kampionëve të Mërkurën. Ronaldo duhet të rezultojë negativ 48 orë para një ndeshje në Serie A dhe 24 orë para një ndeshje të Ligës së Kampionëve për të qenë i kualifikuar për të luajtur.

Ibrahimovic thumbon indirekt Ronaldon: Respektoni rregullat e COVID-19, nuk jeni Zlatan ta mposhtni virusin
Lexo po ashtu Ibrahimovic thumbon indirekt Ronaldon: Respektoni rregullat e COVID-19, nuk jeni Zlatan ta mposhtni virusin

Ronaldo humbi tre ndeshjet e fundit të Juventusit duke përfshirë një humbje 2-0 në shtëpi kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën e kaluar.

Para kësaj loje, ai kishte postuar një koment të diskutueshëm në Instagram rreth testit të përdorur për të zbuluar Covid, postim i cili u largua më pas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori