LAJMI I FUNDIT:

Projekti “Zgjerimi i ViA Dinarica”, shtigje të reja ecje dhe biçikletash që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë

Projekti “Zgjerimi i ViA Dinarica”, shtigje të reja ecje dhe biçikletash që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë

Të enjten u mbajt takimi i fillimit zyrtar të projektit “Zgjerimi i ViP Dinarica” në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë”.

Vlera totale e projektit është 444,684 euro, nga të cilat 377,981 euro financohen nga BE e cila përbën 85 % të vlerës së përgjithshme të projektit.


Implementimi i projektit filloi në 15 mars 2018 dhe do të zgjasë 24 muaj.

Projekti implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve në Kosovë (CDF), në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Realizimi i projektit do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik në zonën ndërkufitare nëpërmjet modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore, duke nxjerrë në pah  karakteristikat e përbashkëta të zonës.

Me hollësisht, projekti do të zhvillojë dy shtigje të reja ecje dhe biçikletash që do të lidhin Kosovën, Bjeshkët e Nëmura, komunat e Gjakovës, Deçanit, Junikut, Pejës dhe bashkitë shqiptare të Qarkut të Kukësit dhe Qarkut të Shkodrës.

Rama: Shqipëria dhe Kosova kanë nisur rigjallërimin e shtigjeve malore me korridorin “Via Dinarica”
Lexo po ashtu Rama: Shqipëria dhe Kosova kanë nisur rigjallërimin e shtigjeve malore me korridorin “Via Dinarica”

Zhvillimi i këtyre itinerareve do të kontribuojë në pasurimin e ofertave turistike që lidhin komunitetet në zonat malore dhe aktorët që veprojnë ne fushën e turizmit për rritjen e vlerave të pasurisë unike natyrore dhe trashëgimisë kulturor-historikë.

Për më tepër projekti do të rrisë interesin ë vizitorëve për zonën nëpërmjet ndërhyrjeve në shkallë të vogël, promovimeve dhe markëtimit të destinacioneve.

Përveç këtyre, projekti është vazhdimësi ë koncepteve të mëparshme të ViaDinarica dhe majave të Ballkanit, që lidh Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet një distance shtigjesh të pandërprerë me rreth 1000 km gjatësi.

Projekti do të ketë një numër aktivitetesh ndër të cilat mund të përmendim përmirësimin dhe rehabilitimin e turizmit nëpërmjet ndërhyrjeve te vogla infrastrukturore, zhvillimin e ofertës turistike përgjatë ViaDinarica, hartëzimin dhe vendosjen e referencës së pozicionimit gjeografik (GPS) për shtigjet në zonën ndërkufitare, programe të tregjeve të përbashkëta, ngritje kapacitetesh të klubeve/shoqatave malore të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit, promovimit dhe menaxhimit të destinacionit.

Në njoftim thuhet se realizimi i projektit do të rrisë ndërgjegjësimin në përfitimet ekonomike, ambientale dhe sociale të shtigjeve si dhe do të rrisë interesin dhe konkurueshmërinë e ofertës turistike në hapësirat që preken nga projekti. /Telegrafi/