LAJMI I FUNDIT:

Sistemi bankar stabil

Sistemi bankar stabil

Kosova ka treguar se mund ta ruajë stabilitetin financiar në vend dhe kjo është arritur falë një koordinimi të përgjithshëm si të institucioneve financiare shtetërore, po ashtu edhe atyre private. Padyshim se një rol të veçantë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës e kanë edhe bankat në Kosovë, një ndër to është edhe Banka Ekonomike, e cila që nga paslufta ka pasur një ritëm të zhvillimit dhe ngritjes dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit me bizneseve dhe individëve.

Drejtori i përgjithshëm i Bankës Ekonomike, Ilir Aliu, tha për gazetën Epoka e Re se kjo bankë që nga themelimi qëllim kryesor ka pasur të jetë sa më afër klientëve dhe qytetarëve të Kosovës dhe t’ua plotësojë atyre kërkesat. Ai ka premtuar se banka çdo ditë do të mundohet të krijojë leverdi për të gjithë ata që janë klientë dhe që ata të cilët do të bëhen klientë në të ardhmen.

Drejtori Aliu ka folur edhe për hapjen e selisë qendrore të Bankës Ekonomike në Hotelin “Swiss Diamond” dhe ka premtuar se Banka Ekonomike, për të qenë më afër qytetarëve, do të hapë edhe degë të tjera në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas tij Kur në shtetet perëndimore është vërejtur kriza e madhe financiare, e cila ka pasur përmasa shumë të mëdha në shumë shtete, për fat të mirë në Kosovë nuk ka pasur efekt që do të kishte shumë ndikim dhe do të sillte pasoja negative për sistemin bankar dhe financiar në vend. "Bankat e Kosovës nuk kanë pasur probleme sikur bankat e mëdha në vendet perëndimore, e kjo është një rrjedhojë e një sistemi financiar të shëndoshë që ka Kosova dhe që nuk është prekur nga kriza e euros dhe është mbajtur shumë mirë me të gjitha rregullat që i ka Banka Qendrore e Republikës së Kosovës”.


Aliu thotë se është arritur të ketë një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe bankar në vend. “Kriza e përgjithshme që i ka prekur shumë vende, nuk e ka prekur Kosovën dhe kjo është një gjë shumë e mire që nuk ka reflektuar edhe në ekonominë e vendit", ka theksuar Aliu. /Telegrafi/