LAJMI I FUNDIT:

​Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet

​Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet

Së shpejti edhe në Kosovë do të vjen sistemi i rimbursimit të depozitave në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës të cilët kanë dhënë detaje më shumë rreth këtij sistemi. Kjo iniciativë është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

Nga kjo ministri kanë thënë për KosovaPress se aplikimi ka filluar nga 20 shkurti dhe se afati i fundit do të jetë deri më 26 gusht 2024 për aplikimin e Administratorit të sistemit SRD. Sipas MPHI shishet duhen të jenë të plastikës, qelqit dhe aluminit midis 0,25 dhe 2,0 litra.


“Afati i fundit: Dorëzimi duhet të bëhet deri më 28 gusht 2024…Dorëzimi direkt: Pako e aplikimit duhet të dorëzohet direkt në ndërtesën e Ministrisë në adresën e dhënë më poshtë…Etiketimi: Si dokumenti i printuar ashtu edhe CD-ja duhet të vendosen në një zarf me etiketën e qartë “Aplikim për Themelimin e Administratorit të SRD-së…Adresa për Dorëzim:.. Komisioni Shqyrtues për Themelimin e Administratorit të Sistemit SRD…

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…Në Shtojcën A1 – Deklarata e Pranueshmërisë e Anëtarëve Individualë, subjektet anëtare duhet të deklarojnë se nuk janë në asnjë nga situatat e lartpërmendura…Numri i aplikimeve…Sipas dispozitave për themelimin e Administratorit:.. Sektori privat lejohet të dorëzojë një aplikim të përbashkët për rolin e Administratorit…Nuk do të pranohen aplikime të shumta nga konsorciume të ndryshme…Në mënyrë të veçantë merret me pijet e ambalazhuara të rregulluara nga Sistemi për Rimbursim të Depozitave (SRD) ambalazhime për pije nga i) plastika PET, ii) qelqi dhe iii) alumini, me një kapacitet midis 0.25 dhe 2.0 litra”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërkaq, Valon Rehaj nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, u shpreh se me këtë sistem do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës dhe se me këtë do të rritet vetëdija e qytetarëve. Rehaj u shpreh se kjo nga qytetarët do të pritet mirë pasi që do të rimbursohen nga kjo.

“… do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës pikë së pari. E dyta do të rritet vetëdija, po ashtu kjo ndikon edhe në koston për arsye se qytetarët do të paguaj para se të blejnë shishen e plastikës dhe pastaj do ta rimbursohen në aparatet e tyre të cilat i marrin nga këto makina”, tha ai.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën, për KosovaPress, ka treguar se si do të pritet sistemi i rimbursimit të depozitave nga qytetarët dhe shton se ky sistem do ta bëjë më të lehtë punën e tyre si organizatë, sepse sipas tij, shumica nga mbeturinat që ata i pastrojnë janë mbeturina të plastikës.

“Është jashtëzakonisht një lajm i mirë sepse njeri nga ndotësit pothuajse kryesor në mjedis sot është plastika, pra në aktivitete që Let’s Do It i zhvillon. Mbeturinat që ne i largojmë shumica nga to janë me përbërje plastike dhe kjo ndodh edhe për faktin se mungon një veprimtari e tillë…

Ajo duhet që të përpunohet, riciklohet dhe të kthehet prapë te qytetari pra të është ajo rruga qarkore e përdorimit të tyre, pra mendoj që është një vendim shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirë, mirëpo të shpresojmë që Ministria e Mjedisit dhe e Infrastrukturës të ketë rrethuar një plan i cili ka për ta përcjell zbatimin e këtij vendimi…”, tha ai.

Hasanaj shtoi se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për qytetarët pasi që ata do të përfitojnë mjete financiare nga kjo. Tutje ai tha se është e nevojshme që ministria të plasoj fushata informuese për qytetarët.

Ndërkaq, drejtoresha e “EcoZ”, Egzona Shala, organizatë e cila merret me mbrojtjen e mjedisit tha për Kosova se një iniciativë e tillë është dashur që të realizohej më herët dhe se kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vetëdijesuese.

“…Është fat që e kemi mbërri ndoshta hapin e parë të kësaj iniciativë … Një iniciativë e tillë është dashtë më herët që të realizohet, por edhe tani nuk është vonë që të realizohet në vendin tonë…   Kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vetëdijesuese dhe me një mekanizëm në vend”, u shpreh Shala.

Shala gjithashtu tha se qytetarët të cilët kanë filluar grumbullimin e shisheve të plastikës, qelqit dhe të tjerave është herët pasi që në kohën që do të implementohet kjo çdo shishe do të ketë QR-code e tij që do të identifikoj prodhimin e atyre shisheve. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori