LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria dhe Kosova kanë nisur rigjallërimin e shtigjeve malore me korridorin “Via Dinarica”

Rama: Shqipëria dhe Kosova kanë nisur rigjallërimin e shtigjeve malore me korridorin “Via Dinarica”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke vazhduar me promovimin e turizmit, ka shkruar se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.

Postimi i Ramës në Facebook:


“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar, ju uroj një fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama.

……………………..

Alpet Shqiptare përfshihen në itinerarin e Via Dinarica

Shqipëria dhe Kosova nisin bashkëpunimin për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.

Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.

“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori