LAJMI I FUNDIT:

Policët belgë që ruajtën Bidenin në Bruksel nga ndonjë sulm i mundshëm me dron – ata përdorën pushkë unike

Policët belgë që ruajtën Bidenin në Bruksel nga ndonjë sulm i mundshëm me dron – ata përdorën pushkë unike

Takimi i presidentit amerikan Joe Biden me mbretin e Belgjikës, Filip në margjinat e samitit të NATO-s, është karakterizuar me disa fotografi interesante të forcave belge të sigurisë, që në vazhdimësi u kujdesën për rend dhe ligj – madje disa prej tyre mbanin armë kundër dronëve.

Ueb-faqe të ndryshme kanë publikuar pamje të forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur pushkë të specializuara për rrëzimin e fluturakeve pa pilot, transmeton Telegrafi.


Kështu pjesëtarët e policisë belge janë filmuar me pushkë, e cila shkrep predha mbi dronë dhe fluturake tjera duke penguar radio-frekuencat me të cilat kontrollohet një dron.

Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që i përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Këto pushkë veprojnë në principin e pengimit të komunikimit mes operatorit dhe vetë dronit, e është e mundur të pengojnë edhe video linkun. /Telegrafi/