LAJMI I FUNDIT:

Studentët pro-palestinezë “pushtojnë” kampusin universitar të Parisit

Studentët pro-palestinezë “pushtojnë” kampusin universitar të Parisit

Një numër i madh i studentëve kanë protestuar brenda ndërtesës qendrore të kampusit Sciences Po në Paris dhe dhjetëra të tjerë kanë bllokuar hyrjen e saj.

Studentët e Parisit të frymëzuar nga demonstratat në kampuset amerikane, kanë bllokuar hyrjen e një ndërtese në një nga universitetet më prestigjioze franceze.


Bëhet e ditur se protesta pro-palestineze në Institutin e Studimeve Politike i njohur si Sciences Po, ka bërë që mësimi të zhvillohet online.

Protestuesit e mbledhur brohoritnin teksa në dorë mbanin pankarta ku shkruhej “Ne të gjithë jemi palestinezë”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Universiteti me anë të një deklarate tha se i dënon fuqishëm këto veprime të studentëve që e pengojnë funksionimin e duhur të institucionit dhe i penalizojnë studentët e tjerë.

Louise, një nga protestueset e shumta, ka konfirmuar se veprimet e parisienëve ishin frymëzuar nga demonstratat e ngjashme në Universitetin Columbia të New York-ut dhe kampuset tjera të SHBA-së.

“Por para se gjithash, solidariteti ynë qëndron me popullin palestinez”, tha Louise.

Ndryshe, qindra studentë dhe madje edhe profesorë janë arrestuar në të gjithë SHBA-në, në mes të betejave me policinë të cilët tentojnë shpërndarjen e masës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori