LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një 33 vjeçar në Korçë

Plagoset një 33 vjeçar në Korçë

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta mes disa personash në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 3, Korçë.

Veç 33-vjeçarit, u dëmtua me mjete të forta edhe një person tjetër. Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.


Konflikti mes personave nisi fillimisht në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ndërsa mbeti i plagosur në këmbë Igli Hoti, dhe i dëmtuar me mjete të forta Artan Qershori.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat dhe po marrin në pyetje persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Pas veprimeve të para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Ende nuk dihet konflikti që çoi në plagosjen e dy personave këtë të diel./tch/