LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19, Spanja shpall gjendjen e re të jashtëzakonshme

Pandemia COVID-19, Spanja shpall gjendjen e re të jashtëzakonshme

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e ka shpallur një gjendje të re të jashtëzakonshme mbarëkombëtare në vend, me shpresë që të frenojë rritjen e rasteve nga coronavirusi.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, udhëheqësi socialist tha se masa e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi të dielën.


Sanchez organizoi një takim të Kabinetit në mënyrë që të diskutojë për masën e re, një lëvizje që do të vendos orën policore si dhe kufizime të tjera në të gjithë vendin.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë kombëtare kompetenca të jashtëzakonshme, përfshirë edhe vendimin për të kufizuar përkohësisht liritë themelore të garantuara me kushtetutë të Spanjës, siç është e drejta për lëvizjen e lirë.

Sanchez tha se qeveria e tij do të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për të vendosur një shtetrrethim mbarëkombëtar nga ora 11:00 deri në 6 të mëngjesit, përveç në Ishujt Kanarie.

Ai potencoi se 19 udhëheqësit rajonalë të Spanjës do të kenë autoritetin të caktojnë orë të ndryshme të shtetrrethimit për sa kohë që ato të jenë të rrepta. Kryeministri spanjoll gjithashtu shton se zonat duhet të mbyllin kufijtë rajonalë si dhe të kufizojnë tubimet në gjashtë persona të cilët nuk jetojnë së bashku.

Spanja ka regjistruar deri më tani një 1.1 milion raste nga coronavirusi, ndërsa rritjet ditore nga virusi vdekjeprurës janë dukshëm më të larta se sa në valën e parë. /Telegrafi/