LAJMI I FUNDIT:

Në kërcënimin e armës deshi t’ia vjedh Mercedesin, polici amerikan jashtë detyre qëllon sulmuesin – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Në kërcënimin e armës deshi t’ia vjedh Mercedesin, polici amerikan jashtë detyre qëllon sulmuesin – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një polic jashtë detyre që shërben në departamentin e policisë së Nju Jorkut, ka qëlluar një burrë që nën kërcënimin e armës tentoi t’ia vjedhë veturën në Brooklyn në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Pamjet e kamerave të sigurisë që i ka siguruar Daily Mail, shfaqin zyrtarin policor duke u larguar nga parkingu me veturë, transmeton Telegrafi.


E drejtori i policisë në Nju Jork, Rodney Harrison, ka thënë se një 28-vjeçar i është afruar policit që ishte në rroba civile brenda Mercedesit të bardhë, duke ia drejtuar revolen para dritares së shoferit.

Në video shihet polici duke ndalur veturën në skaj të rrugës, nga e cila del pa u menduar dy herë për t’u ballafaquar me hajnin që ia drejton revolen.

Sipas departamentit të policisë së Nju Jorkut, hajni hap zjarr në drejtim të policit, i cili reagon menjëherë duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Si rezultat i kësaj polici e qëllon disa herë hajnin në gjoks dhe kraharor. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka dërguar me urgjencë në spital hajnin i cili është në gjendje kritike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori