LAJMI I FUNDIT:

MOS HARRO

MOS HARRO

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj

se gjithmonë është dikush apo diç
që të pret,
diç më e fortë, më inteligjente,
më djallëzore, më e përzemërt, më e durueshme,
diç më e madhe, diç më e mirë,
diç më e keqe, diç me
sy si të tigrit, nofulla si të peshkaqenit,
diç më i krisur se vetë i krisuri,
më i mençur se vetë i mençuri,
gjithmonë është diç apo dikush
që të pret,
derisa i mbathë këpucët
ose derisa flenë
ose derisa e zbrazë koshin e plehrave
ose e përkëdhel macen
ose i lanë dhëmbët
ose kremton festë
gjithmonë është dikush apo diç
që të pret,


mbaje mend mirë këtë
ashtu që kur të ndodhë
do të jesh i gatshëm po aq sa është e mundur.

në ndërkohë, e bëfsh ditën e
mirë
nëse je ende aty.
kujtoj se ende jam –
bash sapo i dogja gishtat me
këtë
cigare.