LAJMI I FUNDIT:

Monstrumi rus, vrau dhe e poqi në furrë mbesën

Monstrumi rus, vrau dhe e poqi në furrë mbesën

Policia ruse ka njoftuar se një mashkull, pasi ka pirë me nënën e saj dhe njëkohësisht motrën e tij, e ka vrarë vajzën 2-vjeçare të motrës dhe pasi e ka prerë në copë e ka futur në furrë, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

Raportohet se mashkulli 34 vjeçar, pasi piu bashkë me të motrën, e shfrytëzoi rastin e daljes së shkurtër të nënës te fqinjët dhe e vrau mbesën.

Pas kthimit në shtëpi, nëna nuk arrinte ta gjente vajzën e saj, e cila më vonë u gjet e vdekur në furrë të shporetit. Pjesë të trupit të saj u gjetën edhe në kuzhinë, transmeton Koha.net.


I dyshuari i arrestuar i deklaroi policisë se vajza ka vdekur nga goditja në kokë pasi ai e kishte shtyrë, kurse pastaj e kishte futur në furrë për të fshehur krimin. /Telegrafi/