LAJMI I FUNDIT:

Kreu vjedhje në vitin 2018 në Prizren, dënohet me një vit burg dhe 300 euro gjobë

Kreu vjedhje në vitin 2018 në Prizren, dënohet me një vit burg dhe 300 euro gjobë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit S.R..

“S.R është shpallur fajtor për shkak se me datë 05 shkurt 2018, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e huaj (të dëmtuarës), në atë mënyrë që hyn në lokalin ku e dëmtuara punon dhe nga e njëjta kërkon ujë, në momentin kur e dëmtuara shkon për ti sjellë ujë të akuzuarit, i njëjti e shfrytëzon këtë moment dhe nga çanta e të dëmtuarës merr portofolin në të cilin e dëmtuara kishte të vendosur para, kartelën e bankës, letërnjoftimin dhe patentë shoferin, dhe i akuzuari largohet nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë ka kryer veprën penale vjedhja nga neni 325 par. 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin S.R., e gjykon dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro, dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti”, thuhet në njoftim.


Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

I akuzuari S.R., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori