LAJMI I FUNDIT:

Këto janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas mjekut Enver Idoski

Këto janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas mjekut Enver Idoski

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global, duke marrë rreth 17.9 milionë jetë çdo vit. Faktorët më të rëndësishëm të rrezikut kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru janë dieta jo e shëndetshme, pasiviteti fizik, përdorimi i duhanit.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, mjeku Enver Idoski, tregon shkaktarët e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pasojat e tyre, si dhe si mund të mbrohemi prej tyre.


Cilët janë faktorët e tjerë të rrezikut për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare?

Dr. Idoski: Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Nga të gjitha sëmundjet kardiovaskulare, shkaku i vdekjes në përqindje më të madhe janë pasojat e aterosklerozës (infarkti i miokardit dhe goditjet në tru). Faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare janë: tensioni i lartë – hipertensioni, kolesteroli i lartë, diabeti, duhani, predispozicioni gjenetik, stresi, infeksionet, reumatizma.

Presioni i lartë i gjakut është një nga fajtorët kryesorë që çon në SKV, ndaj është shumë e rëndësishme ta mbani atë normal. Në cilat raste është e nevojshme të fillohet terapia me barna?

Dr.Idoski: Hipertensioni është një sëmundje që shpeshherë nuk jep asnjë simptomë, dhe në mënyrë tinëzare çon në dëmtimin e enëve të gjakut. Presioni optimal i gjakut është: sistolik <120 mmHg, dhe diastolik <80 mmHg. Në presionin e gjakut më të lartë se 140/90 mmHg, është e nevojshme të fillohet terapia. Nëse rekomandimet jo-ilaçe si përdorimi i reduktuar i kripës dietike (maksimumi 5 g) dhe rritja e aktivitetit fizik nuk çojnë në ulje të presionit të gjakut, është e detyrueshme përfshirja e terapisë me ilaçe. Zgjedhja e ilaçit varet nga sëmundjet shoqëruese. Në disa pacientë mjafton vetëm një medikament për të normalizuar presionin, ndërsa te të tjerët nevojiten më shumë barna. Monitorimi adekuat i presionit të gjakut është i nevojshëm për kontrollin adekuat. Ekziston edhe një monitorim 24-orësh i presionit të gjakut.

Sa mund të ndihmojnë ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe çka nëse nuk funksionojnë, pra niveli i kolesterolit mbetet i lartë?

Dr. Idoski: Kolesteroli dhe trigliceridet janë thelbësore për njerëzit. Nëse niveli i tyre është brenda kufijve të referencës, atëherë gjithçka është në rregull. Nëse ato janë të ngritura, atëherë bëhet fjalë për sëmundje që quhet dislipidemia. Ndryshimet në dietë (shmangia e mishit të derrit dhe qengjit, vezëve, yndyrave të ngopura) janë hapat e parë që duhen ndërmarrë. Kur kolesteroli i përgjithshëm mbetet i lartë pavarësisht masave të marra, dhe nivelet e kolesterolit LDL janë veçanërisht të larta, është e nevojshme të fillohet terapia me ilaçe. Përdoren ilaçe nga grupi statina. Qëllimi i këtyre barnave nuk është vetëm të ulin nivelin e kolesterolit në analizat laboratorike, por ato çojnë edhe në stabilizimin e pllakave aterosklerotike, duke ulur kështu rrezikun e infarktit akut të miokardit ose goditjes në tru.

Pirja e duhanit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. A e redukton ndërprerja e duhanit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare?

Dr.Idoski: Jo vetëm që rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet, por sipas disa studimeve, tre vjet pas lënies së duhanit, rreziku i sëmundjeve koronare është pothuajse i barabartë me rrezikun e atyre që nuk pinë duhan.

Është e ditur se sëmundjet e zemrës lidhen me stinët. Në çfarë mënyrë ndikojnë stinët te pacientët e sëmurë me zemrën?

Dr. Idoski: Te pacientët të cilët tashmë kanë sëmundje të zemrës ose ndonjë nga faktorët e përmendur të rrezikut, sidomos ndryshimet e papritura të motit mund të çojnë në përkeqësim të papritur të shëndetit të tyre. Kur ka edhe lëkundje të tilla kohore, organizmi nuk mund të përshtatet menjëherë. Rritet sekretimi i ACTH ose hormonit të stresit nga gjëndrra e hipofizës dhe zvogëlohet sekretimi i endorfinës, hormoneve të lumturisë – të cilat pakësojnë dhimbjen. Moti i ftohtë është një armik më i madh për pacientët me zemër. I ftohti çon në vazokonstriksion (shtrëngim të enëve të gjakut) që sjell rritjen e presionit të gjakut dhe ngarkesës në zemër për shkak të së cilës mund të ketë një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes së pacientit. Për këtë arsye, doza e barnave për rregullimin e presionit të gjakut është në doza të ndryshme në periudhat e ftohta dhe të ngrohta të vitit. Por kini parasysh që rregullimi i dozës duhet të bëhet ekskluzivisht nga kardiologu. Në dimër, sipas traditave tona, konsumohen më shumë turshi, të cilët siç e dimë përmbajnë një sasi të madhe kripe si konservues, ndërsa ajo është një nga armiqtë më të mëdhenj të zemrës. Natriumi që është në kripë ngre shumë presionin e gjakut, i cili është shkaktar i ngarkesës së zemrës dhe përkeqësimit të gjendjes. Në periudhat më të ftohta të vitit, gripi është më i shpeshtë, i cili është stres i madh për organizmin, veçanërisht për një organizëm tashmë të sëmurë. Temperatura e ngritur e trupit çon në rrahje të shpejta të zemrës dhe shpesh rënie të presionit të gjakut, gjë që mund të çojë në një përkeqësim të papritur të sëmundjeve ekzistuese kardiovaskulare ose shfaqjen e të rejave.

Jemi në prag të verës – si ndikojnë temperaturat e verës në punën e zemrës?

Dr.Idoski: Në verë ndodh e kundërta, vapa shkakton vazodilatim (zgjerim të enëve të gjakut), humbja e lëngjeve dhe e mineraleve është më intensive dhe si pasojë zvogëlohet presioni i gjakut, pra kolapset janë të shpeshta. Lagështia dhe presioni i ulët atmosferik zvogëlojnë djersitjen, e cila e rëndon zemrën dhe më pas ajo funksionon sikur është nën sforcim fizik. Për këto arsye sërish nevojitet korrigjimi i terapisë kardiake, por do të përmend se korrigjimi bëhet nga kardiologu pas ekzaminimit të plotë kardiologjik (EKG, ekokardiografi, nëse është e nevojshme, Holter 24-orësh për monitorimin e presionit të gjakut dhe monitorim EKG Holter 24-orësh). Të gjitha këto ekzaminime janë në dispozicion në spitalin klinik “Zhan Mitrev”, çdo ditë dhe pa pritje. Sigurisht terapi dhe këshilla për trajtim të mëtejshëm në bazë të rezultateve të marra dhe kushteve meteorologjike.

Cilat janë simptomat që na çojnë për ekzaminim të specializuar nga kardiologu? Kur është koha për të ndyshuar dhe reaguar menjëherë, për ta marrë seriozisht situatën në të cilën ndodhemi?

Dr.Idoski: Pacientët të cilët tashmë e dinë se kanë sëmundje kardiovaskulare dhe vërejnë se zemra e tyre nuk punon aq mirë si më parë, se ajo rreh më shpejt, ndërpritet ose presioni i tyre rritet/ulet pavarësisht terapisë së rregullt të përshkruar nga kardiologu, nëse ndjejnë vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje, shtrëngim në gjoks ose gulçim, menjëherë të paraqiten te kardiologu. Ndërsa, personat të cilët nuk janë diagnostikuar me sëmundje të zemrës dhe kanë disa nga faktorët e rrezikut të përmendur dhe përjetojnë dhimbje gjoksi në formën e shtrëngimit, mbytjes, gulçimit, dhimbjes në krahun e majtë ose nofullën e poshtme, sidomos gjatë sforcimeve fizike, është e gabuar të mendosh se është nga koha, se nuk është e frikshme dhe të mos bësh asgjë. Përkundrazi, situata duhet të merret seriozisht. Është ndryshimi i menjëhershëm i kohës që shkakton stres në sistemin kardiovaskular dhe tashmë ka çuar në manifestimin klinik të sëmundjes. Prandaj duhet të bëhet menjëherë ekzaminimi dhe të merren masat e nevojshme.

Siç e përmendët, dhimbja e gjoksit duhet marrë seriozisht dhe duhet kërkuar kujdes mjekësor. Si trajtohen këta pacientë, çfarë ekzaminimesh duhet bërë në rast të dhimbjes në gjoks?

Dr. Idoski: Kardiologu juaj me kujdes do t’ju dëgjojë ankesat tuaja, do t’ju bëjë EKG dhe ekokardiografi, ky është ekzaminimi bazë. Nëse vërtetohet se kjo është sëmundja më e shpeshtë kardiovaskulare – sëmundja koronare, dmth bllokimi i enëve të gjakut që ushqejnë zemrën, kardiologu juaj do t’ju sugjerojë ekzaminime të mëtejshme si koronarografia – standardi i artë për diagnostikimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” ka dy mënyra për të kryer koronarografi: njëra është me ndihmën e metodës minimale invazive – imazhe kompjuterike me seksione 256 shtresash që shikojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën, ose me koronarografi klasike me një kateter. Për të dy ekzaminimet, qëndrimi në spital është 3-4 orë. Nëse gjatë regjistrimit zbulohet bllokim i enëve të gjakut në zemër, ekzistojnë tre mënyra për të zgjidhur sëmundjen:

1. Me mjekim, por vetëm nëse pacienti ka mbërritur në orët e para të dhimbjes së gjoksit;

2. Duke vendosur stent për të hapur arterien e bllokuar/mbyllur;

3. Në rast të bllokimeve/obstruksioneve të shumta që nuk janë të përshtatshme për stentë dhe/ose pacienti ka sëmundje shoqëruese të valvulave të zemrës, në konsultim me akademikun Dr. Zhan Mitrev, rekomandohet trajtimi kirurgjik. Në rastin e fundit, koronarografia dhe operacioni për pacientët nga vendi ynë mbulohen nga fondi i sigurimeve shëndetësore dhe janë pa pagesë në Spitalin klinik “Zhan Mitrev”.

Siç e përmenda, sëmundjet kardiovaskulare janë të zakonshme, por jo të pashërueshme. Në periudhë të shkurtër kohore, pacientët do të mund të kthehen në shtëpi dhe të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre pa probleme duke bërë një jetë cilësore.

Çfarë ndodh nëse gjatë incizimit bllokohen enët e gjakut në tru dhe në këmbë?

Dr. Idoski: Studimet e fundit tregojnë se goditjet në tru dhe gangrena në këmbë janë më të shpeshta në pranverë. Nëse simptomat dhe ekografia tregojnë rrezik për goditje në tru për shkak të bllokimit të enëve të gjakut që ushqejnë trurin ose gangrenë për shkak të bllokimit të arterieve në këmbë, atëherë rekomandohet MSCT me 256 shtresa të atyre enëve të gjakut dhe nëse sëmundja është e avancuar përsëri në konsultimi me akademikun Dr. Zhan Mitrev do të bëhet operacion për të shpëtuar trurin ose këmbët. Ndërsa pacienti do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi për dy ose tre ditë dhe ngadalë të fillojë të kryejë përgjegjësitë e përditshme të punës. Në këtë mënyrë ndjeshëm ulet invaliditeti dhe mungesa në punë.

Cilat janë rekomandimet tuaja kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare? Çfarë duhet t’i kushtojmë më shumë kujdes dhe çfarë mund të marrim dhe të bëjmë ne si individë për veten dhe për shëndetin tonë?

Dr.Idoski: Kontrolli dhe trajtimi i rregullt i faktorëve të rrezikut te të cilët mund të ndikojmë, e ai është rregullimi i presionit të gjakut, jo me ilaçe me ulje të konsiderueshme të kripës në ushqim, ecje e rregullt, marrja e rregullt e barnave të përshkruara nga kardiologu juaj. Rregulloni kolesterolin dhe trigliceridet duke evituar konsumimin e mishit të derrit dhe qengjit, vezëve, produkteve të përpunuara të mishit, majonezës dhe sigurisht se duhet ta lini duhanin dhe në vend të gjithë kësaj do të konsumoni më shumë peshk, fruta dhe perime, mundësisht bio, gjegjësisht të rritura pa pesticide dhe larg ndotjes. Kontrolli i rregullt i diabetit nga një endokrinolog është shumë i rëndësishëm në kontrollin e sëmundjeve kardiovaskulare. Mos harroj të përmend se dalja në periudhën e ftohtë apo në periudhën shumë të nxehtë të ditës duhet shmangur. Unë rekomandoj të konsumoni më shumë lëngje në verë dhe të konsultoheni me kardiologun tuaj në rast të ndonjë ndryshimi në shëndetin tuaj.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori