LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do t’i jap një grant prej 1 miliard eurove Ukrainës

Gjermania do t’i jap një grant prej 1 miliard eurove Ukrainës

Gjermania ka nënshkruar një marrëveshje për ta ndihmuar buxhetin e shtetit të Ukrainës me 1 miliard euro përmes një granti.

Financimi do të “drejtohet në buxhetin e shtetit të Ukrainës për të financuar shpenzimet prioritare sociale dhe humanitare gjatë ligjit ushtarak”, njoftoi ministria e financave e Ukrainës.


Ukraina do të marrë fondet përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton theguardian.

Ministri i financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko pohoi se“Zoti Lindner [duke iu referuar ministrit gjerman të financave Christian Lindner], ju falënderoj personalisht, ekipin tuaj dhe të gjithë të përfshirë në proces, falë përpjekjeve të të cilëve ne e strukturuam shumë shpejt këtë marrëveshje”.

“Shpresojmë të marrim fonde në të ardhmen e afërt. Ky grant është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbështetur shtetin tonë në këtë kohë të vështirë. Ne e vlerësojmë shumë ndihmën e qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, shtoi ai.

Ndryshe, Ukraina ka marrë ndihma të mëdha që prej 24 shkurtit, kur edhe filloi të pushtohej nga Rusia. /Telegrafi/