LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon mbi 260 mijë punëtorë në vit, përfituese edhe vendet e Ballkanit

Gjermania kërkon mbi 260 mijë punëtorë në vit, përfituese edhe vendet e Ballkanit

Për periudhën 2017-2035 nevoja për punë në Gjermani do të jetë 1.13 milion punëtorë.

Siç është menduar, dixhitizimi nuk është duke reduktuar vendet e punës, por është duke hapur vende pune të reja. E gjithë kjo po sjell me vete një imigrim më të madh në Gjermani – nga Bashkimi Evropian, por edhe nga vendet tjera – Ballkani.


Ky është përfundimi i hulumtimit të fundit të Fondacionit Bertelsman me titull “Dozimi dhe dixhitalizimi”.

Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen, mbi 80 për qind e vlerës së shtuar në industrinë e prodhimit, si dhe në sektorin e shërbimeve, do të realizohen në baza dixhitale.

Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë nga Ballkani
Lexo po ashtu Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë nga Ballkani

Ata vlerësojnë se tregu gjerman nuk është i përgatitur mjaftueshëm për një zhvillim të tillë.

“Problemi më i madh në këtë moment është mungesa e personelit të kualifikuar. Kërkesa për njerëz me arsim të lartë është shumë më e madhe sesa oferta dhe ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, thuhet në raport, shkruan DW, përcjell Telegrafi.

Kërkesa për punë në Gjermani për periudhën 2017-2035 do të jetë me afro 1.13 milion punëtorë. Sipas autorëve të studimit, kj është një rënie e moderuar për punë, por do të rritet kërkesa për ekspertë dhe specialistë.

Rreth 65 për qind e njerëzve nga vendet e tjera që vijnë kryesisht azilkërkuesit punojnë në punë ndihmëse.

Gjermania kërkon punëtorë, por si do të pranohen ata
Lexo po ashtu Gjermania kërkon punëtorë, por si do të pranohen ata

Megjithatë, zgjidhja do të duhej të përmbushë kërkesat cilësore të tregut të punës, sepse sipas hulumtuesve, vetëm emigracioni i njerëzve me kualifikime të përshtatshme lejon integrimin e tyre të shpejtë në tregun e punës dhe parandalon mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Nga ana tjetër, migrimi i njerëzve të pakualifikuar paraqet probleme për të dyja palët. Rezultati i saj është se emigrantët që nuk mund të gjejnë punë (të përshtatshme) dhe kompani që nuk mund të vazhdojnë të mbushin vendet e lira. /Telegrafi/