LAJMI I FUNDIT:

Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Përfaqësuesi i Canon në Kosovë dhe Shqipëri, Zgatar Electronics, ka triumfuar në ngjarjen “Canon CEE Partner Inspiration Days” të mbajtur në Tbilisi, Gjeorgji, duke u zgjedhur “Kompania me rritjen më të madhe në periudhën 2022/2023”. 

Ky sukses u arrit në një garë me mbi 200 kompani nga 25 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore, duke bërë Shqipërinë qendër të vëmendjes për industrinë elektronike.

Për përfaqësuesit e Zgatar Electronics, ky çmim është një vlerësim për punën dhe përkushtimin e tyre.

“Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për punën e palodhshme dhe përkushtimin e ekipit tonë! Duam të shprehim falënderimin tonë të thellë ndaj klientëve tanë të dashur, që janë burimi ynë më i madh i frymëzimit dhe motivimit! Pa mbështetjen dhe besimin tuaj në produktet dhe shërbimet tona, nuk do të ishte e mundur të arrinim këtë sukses të mrekullueshëm!”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Ky suksesi i Zgatar Electronics është një shembull frymëzues për kompanitë e tjera shqiptare dhe një konfirmim i mundësive të shkëlqyera të biznesit në vendin tonë. 

Në Kosovë, produktet e Zgatar Electronics mund t’i gjeni në Prishtinë dhe Prizren.