LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë nga Ballkani

Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë nga Ballkani

Në Gjermani që nga 1 janari 2019 do të hynë në fuqi një sërë ndryshimesh të legjislacionit të punës, të cilat edhe më tutje do t’i hap dyert për emigrantët.

Aktualisht, shtetit më të fortë të Evropës i mungojnë 1.2 milion punëtorë. Komuniteti i biznesit në Gjermani është i pakënaqur me burokracinë lidhur me hapjen e vendeve të punës dhe nga kjo vendi po humb mbi 30 miliardë euro.


Kancelarja Angela Merkel, ka rënë dakord me partnerët e koalicionit për të thjeshtuar procesin e punësimit të të huajve që nga 1 janari 2019.

Është paraparë që një person mund të vijë në Gjermani për gjashtë muaj me shpenzimet e tij dhe të kërkojë punë. Nëse një person ka një kontratë me një punëdhënës në Gjermani, ai do të marrë një vizë pune në ambasadën gjermane të vendit nga i cili vjen. Por, deri më tani ky lloj aranzhimi ka qenë i mundur vetëm nëse punëdhënësi vërteton se nuk ka punëtorë për punën për të cilën i huaji është i angazhuar në tregun gjerman, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

Gjermania kërkon punëtorë jashtë vendeve të BE-së
Lexo po ashtu Gjermania kërkon punëtorë jashtë vendeve të BE-së

Sipas hulumtimeve nga qeveria dhe sektori joqeveritar, më së shumti punëtorë kërkohen nga territori i ish-Jugosllavisë (Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Vojvodina dhe Serbia) që vlerësohen si të denjë dhe të përgjegjshëm.

Deri në vitin 2015, qeveria gjermane miratoi dispozita që thelbësisht liberalizuan tregun e punës dhe u dha mundësi qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të janë pjesë e saj.

Gjermania kërkon punëtorë, por si do të pranohen ata
Lexo po ashtu Gjermania kërkon punëtorë, por si do të pranohen ata

Sipas Ministrisë gjermane të Punës, përkatësisht Rregullores për Ballkanin Perëndimor, vetëm gjatë viteve 2016-2017 në Gjermani nga vendet e ish-Jugosllavisë janë ardhur 117,123 persona. Trendet e këtij viti tregojnë një rritje në numrin e personave nga Ballkani të cilët kanë marrë një vend pune në Gjermani.

Gjermanët jo vetëm që rifreskuan tregun e punës, por në mënyrë drastike ulën numrin e kërkesave për azil nga kjo zonë. Me 120 mijë azilkërkues të mundshëm në vitin 2015, ky numër u reduktua në vetëm 10 mijë në fund të vitit 2017. /Telegrafi/