LAJMI I FUNDIT:

Financial Times: Britania e Madhe pritet ta miratojë javën e ardhshme përdorimin e vaksinës së Pfizer

Financial Times: Britania e Madhe pritet ta miratojë javën e ardhshme përdorimin e vaksinës së Pfizer

Britania e Madhe pritet të miratojë javën e ardhshme vaksinën kundër coronavirusit të zhvilluar nga kompania BioNTech dhe Pfizer derisa dërgesat do të mund të fillojnë brenda disa orësh pas autorizimit.

Vaksinimet e para me vaksinën BioNTech dhe Pfizer do të mund të fillojnë nga 7 dhjetori, sipas Financial Times, duke cituar burime të paemërtuara, transmeton Telegrafi.


Sipas Reuters, Britania e Madhe pati thënë më 20 nëntor se i kishte kërkuar zyrtarisht Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore për të vlerësuar vaksinën Pfizer-BioNTech për sa i përket përshtatshmërisë së saj – hapi i parë për ta bërë atë të disponueshme jashtë SHBA-së.

Vendi ka porositur tashmë 40 milionë doza të vaksinës, e cila rezultoi 95 për qind efektive në parandalimin e përhapjes së virusit që ka lënë të vdekur më shumë se 1.4 milion njerëz në të gjithë botën. /Telegrafi/