LAJMI I FUNDIT:

Filmohet për herë të parë përdorimi i sistemit raketor të Britanisë nga ukrainasit, godet me precizitet mjetet e blinduara ruse

Filmohet për herë të parë përdorimi i sistemit raketor të Britanisë nga ukrainasit, godet me precizitet mjetet e blinduara ruse

Ekipi i televizionit Sky News, kanë arritur të depërtojnë thellë në zonat ku po zhvillohen luftime të ashpra në Ukrainë.

Madje u është lejuar të shkojnë në një zonë malore që të takohen me njësinë ukrainase të artilerisë, që janë bërë makth për ushtrinë e Putinit, transmeton Telegrafi.


Rrugës për në lokacionin e panjohur për shkaqe sigurie, ekipit të Sky News i është thënë që të fikin telefonat me qëllim që të mos lokalizohen nga rusët.

Me të arritur në destinacion, urdhërohen që të ua fshehin fytyrat e ushtarëve ukrainas – pasi mund të identifikohen dhe potencialisht të kapen nga rusët.

Aty ata ua prezantojnë ekipit të gazetarëve sistemin raketor britanik, të cilin ua dhuroi qeveria britanike dhe që për herë të parë u përdor brenda territorit të Ukrainës.

E kur u pyet njëri nga ushtarët që drejtonte me këtë sistem të avancuar raketor që ka një rreze veprimi prej mbi 50 milje, se si ndihet kur e di se po godet objektivat e ushtrisë ruse, ai u përgjigj: “Pasi të marr koordinatat, fillojmë me mbushjen dhe sapo të lansojmë raketa zemra më bën ‘bum, bum’.

Për ta përdorur këtë sistem raketor, qeveria britanike ka marrë qindra ushtarë ukrainas në Britani me qëllim që t’i trajnoj dhe të jenë të aftë për to.

Për ta demonstruar precizitetin e këtij sistemi raketor, ushtria ukrainase i dha qasje Sky News-it në ekranin që shfaqte pamjet nga ajri të filmuara me dron, ku shihet se raketat shkatërrojnë mjetet e blinduara të rusëve. /Telegrafi/