LAJMI I FUNDIT:

DIÇKA MBI FLAMURIN E VIETKONGOS

DIÇKA MBI FLAMURIN E VIETKONGOS

Nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj 

Shkretëtira piqej nën diellin veror. Redi kërceu nga furgoni kur ngadalësoi bash para depos së stacionit hekurudhor. Ai dhjeu mbrapa do shkëmbinjve të lartë kah veriu, fshiu bythën me disa gjethe. Pastaj i kaloi nja 50 jarde, u ul pas një shkëmbi që të mos e rrokte dielli dhe e mbështolli një cigare. I pa hipikët që po vinin në drejtim të tij. Dy tipa dhe një vajzë. Kishin kërcyer nga treni në stacion dhe tash ktheheshin mbrapa.


Njëri tip barte flamurin e Vietkongos. Tipat dukeshin të butë dhe të parrezikshëm. Vajza kishte prapanicë të gjerë karndjellëse – gati ia shqyenin bluxhinset. Ishte bionde dhe fytyrën ia kishin gërmuar aknet. Redi priti derisa u afruan.

“Hajl Hitler!”, tha.

Hipikët qeshën.

“Kah ia keni mësy?”, pyeti Redi.

“Po përpiqemi të mbërrijmë në Denver. Ma merr mendja se do t’ia dalim”.

“Epo”, Redi tha, “pakëz duhet të prisni. Më duhet ta përdor vajzën tuaj”.

“Çfarë do të thuash?”

“Paj, më dëgjuat”.

Redi e kapi vajzën. Me njërën dorën ia mbante flokët, me tjetrën bythën dhe e puthte. Hipiku më i gjatë e kapi për supi Redin.

“Prit pak ore…”

Redi u kthye dhe me një goditje të shkurtër të së majtës e rrëzoi përtokë. Drejt në bark. Tipi mbet i shtrirë, mezi merrte frymë. Redi e këqyri tipin me flamur të Vietkongos. “Po qe se s’do dajak, rri larg meje”.

“Eja”, i tha vajzës, “dil pas këtyre shkëmbinjve”.

“Jo, nuk dua”, vajza tha, “nuk dua”.

Redi nxori thikën me sustë dhe preku pullën. Ia mbështeti tehun rrafshas në hundë, e shtypte.

“Çka po ta merr mendja si do të dukesh pa hundë?”

Ajo nuk u përgjigj.

“Do ta pres”.

Zgërdheshej Redi.

“Dëgjo”, tha tipi me flamur, “s’ke për t’ia dalë bash aq kollaj me ne”.

“Eja, vashëz”, Redi tha, duke e shtyrë drejt shkëmbinjve.

Redi dhe vajza u zhdukën pas shkëmbinjve. Tipi me flamur i ndihmoi shokut të vet të ngrihej. Njashtu qëndronin. Qëndruan disa minuta.

“Ai po e qi Sallyn. Çka të bëjmë? Bash tash po e qi”.

“Ç’dreqin të bëjmë? Ai është i çmendur”.

“Diçka do të duhej të bënim”.

“Me siguri Sally kujton se jemi has muta”.

“Epo jemi valla. Jemi dy veta. Kemi mundur t’ia tharbim turinjtë”.

“Ai ka thikë”.

“S’ka rëndësi. Kemi mundur t’ia tharbim turinjtë”.

“Si mos më keq po ndihem”.

“Çka po ta merr mendja, si po ndihet Sally? Ai po e qi”.

Rrinin në këmbë dhe prisnin. Ai tipi i gjatë që e pat hangër grushtin quhej Leo. Tjetri quhej Dale. Flaka të dilte në atë diell derisa prisnin.

“Sall edhe dy cigare na kanë mbetur”, tha Dale, dhe vazhdoi ta pyesë “a t’i pimë?”

“Po si dreqin t’i pimë ato kur po ndodh ajo vaki pas shkëmbinjve?”

“Paj, mirë e ke. Pashë Zotin, ç’dreqin po bëjnë kaq gjatë?”

“Qe besa, nuk e di. A mendon se e ka vrarë?”

“Kam nis të bëhem merak”.

“Ndoshta është më mirë t’ia hedh një sy”.

“Ani, por kij kujdes”.

Leo u nis drejt shkëmbinjve. Ishte njëfarë kodre e vogël me do kaçubash. U ngjit zhargas deri në majë të kodrës dhe këqyrte teposhtë. Redi e qinte Sallyn. Leo këqyrte. Dukej se kurrë s’do të kryhej. Redi e qinte për merak. Leo u kthye zhargas teposhtë kodrës, më pas u ngre në këmbë dhe iu afrua Daleit.

“Po ma merr mendja se mirë i ka punët”, tha.

Ata prisnin.

Më në fund Redi dhe Sally dolën pas shkëmbinjve. Ecnin drejt tyre.

“Falemnderit, vëllezër!”, Redi tha, “tamam rrotë pidhi ishte”.

“U pjeksh në ferr!”, Leo tha.

Redi qeshi.

“Paqe! Paqe!…”, ua bëri shenjën me gishta. “Epo, ma merr mendja se më duhet të nisem…”

Shpejt e shpejt e mbështolli një cigare, buzëqeshte derisa e lëpinte letrën. Pastaj e ndezi, mori frymë thellë, dhe ia mësyu veriut, duke ecur nëpër hije.

“Më mirë të autostopojmë pjesën e mbetur të rrugës”, tha Dale. “Vagonëve s’po ua shohim hairin”.

“Autostrada është në të djathtë”, Leo tha, “shkojmë”.

U nisën në drejtim të perëndimit.

“O Zot”, Sally tha. “Këmbët s’po më mbajnë! Ai tipi qenka kafshë!”

Leo dhe Dale nuk thanë gjë.

“Ishalla s’kam mbetur shtatzënë”, Sally tha.

“Sally”, Leo tha, “po më vjen keq…”

“Hajt bre, mos më shurdho!”

Ecnin. Po avitej mbrëmja dhe zhegu i shkretëtirës po pakësohej.

“I urrej meshkujt!”, tha Sally.

Një lepur kërceu pas një kaçube, ndërsa Leo dhe Dale u trembën kur ai iku me të katra.

“Lepuri”, tha Leo, “lepuri.”

“Ju flakëroi lepuri, a kreshnikë?”

“Paj, jemi nervozë pas asaj që ndodhi”.

“Ju jeni nervozë? E ç’të them unë? Dëgjoni, le të ulemi për një copë herë. Jam e lodhur”.

U ulën në një copë hije, Sally u ul midis tyre.

“Ta dini, edhe…”, ajo tha.

“Çka?”

“Paj nuk ishte edhe aq keq. Po ta këqyrnim hollë e hollë, sipas kritereve bazë seksuale, përnjëmend më ka çmendur. Sipas kritereve bazë seksuale, përnjëmend ka qenë diçka e veçantë”.

“Çka?”, pyeti Dale.

“Paj, dua të them se po ta marrim këtë punë moralisht, unë e urrej. Atë qen bir qeni duhet vrarë. Bash qen është. Thi. Por, ama, sipas kritereve bazë seksuale, përnjëmend ka qenë diçka e veçantë…”

Ndenjën aty një copë herë pa folur. Atëherë i nxorën ato dy cigare dhe i pinë, duke ia dhënë njëri-tjetrit.

“Sa do të doja ta kishim do marijuanë”, Leo tha.

“O Zot, e dija se do të më ndodhte ndonjë vaki e tillë”, Sally tha. “Ju bre dai thuajse nuk ekzistoni”.

“Ndoshta do të ndiheshe më mirë po të të kishim dhunuar?”, pyeti Leo.

“Mos fol si torollak”.

“Kujton se nuk mund të të dhunoj?”

“Është dashur të shkoj me të. Ju dy jeni hiça”.

“E tash po të pëlqen ai, a?”, pyeti Dale.

“Harroje!”, Sally tha. “Hajde të dalim në autostradë dhe ta çojmë gishtin e madh të dorës”.

“Mund të ta rrasi deri në fund”, Leo tha, “mund të të bëj të qash”.

“A bën të shikoj?”, Dale pyeti, duke qeshur.

“S’do të ketë kurrë një send për t’u shikuar”, tha Sally. “Hajde çohuni. Po nisemi”.

U çuan dhe u nisën drejt autostradës. Ishte nja dhjetë minuta larg. Kur mbërritën aty, Sally u ndal në autostradë dhe çoi gishtin e madh të dorës. Leo dhe Dale rrinin pakëz më mbrapa që të mos dukeshin. E kishin harruar flamurin e Vietkongos. E kishin lënë në stacionin hekurudhor. Ishte në një pisllëk buzë shinave. Lufta vazhdonte edhe më tej. Shtatë milingona të kuqe, aso të llojit të madh, zvarriteshin nëpër flamur. /Revista “Akademia”/