Çfarë lloj inteligjence ka më të zhvilluar fëmija juaj? Zbuloni mënyrat për ta kuptuar
Nëse do të vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj, do të mund të kuptoni diçka në lidhje me inteligjencën e tij nga veprimet që bën
Tetë karakteristikat e një fëmije inteligjent:
Inteligjenca gjuhësore. Nëse i pëlqen të merret me gjuhën, ka fjalor të pasur në krahasim me moshatarët e tij, i pëlqejnë bisedat etj, është mirë t’i tregoni sa më shumë përralla, t’i blini libra nga fusha të ndryshme dhe ta nxisni t’i thurë vetë historitë.
Inteligjenca e logjikës matematikore. Nëse i pëlqen të organizojë gjërat e tij me radhë, pyet shpesh “pse”, dhe kërkon gjithmonë shpjegime, është mirë të kënaqni kuriozitetin e tij. Jepini sende të cilat mund t’i rregullojë dhe për të cilat duhet përdorur fantazia. Në moshë më të madhe, do e ndihmojnë fjalëkryqet dhe lojërat e komplikuara.
Inteligjenca e lëvizjes. Nëse lëviz shumë, kërcen, do të qëndrojë shumicën e kohës jashtë, mundohuni ta vendosni sa më shumë në lëvizje. Lojëra vetjake dhe më pas në grup do ta ndihmojnë të shprehet me këmbë e duar.
Inteligjenca natyrore. I pëlqen të eksplorojë sa më shumë për natyrën dhe kafshët? Vështroni bashkë yjet, vizitoni natyrën, kujdesuni për një kafshë, realizoni ekskursione dhe eksperimente me elementet e natyrës.
Inteligjenca hapësinore. Nëse në një libër e tërheqin më shumë figurat sesa teksti, ose nëse ndërkohë që flet, vazhdon vizatimin, fëmija ka pikë shumë të fortë orientimin. Nxiteni të merret me art, duke u përqendruar më shumë në procesin e krijimit dhe jo atë të përfundimit.
Inteligjencë muzikore. E ndjen muzikën dhe ritmin? Lexon me zë të lartë dhe thur vargje të shkurtra? Është mirë të krijoni bashkë histori pa fjalë. Përdorni tinguj apo zhurma të natyrës. Mësojeni të përdorë trupin për të nxjerrë tinguj të ndryshëm. Në moshë më të madhe nxiteni të mësojë një instrument muzikor.
Inteligjenca jopersonale. Nëse i pëlqen të shkëmbejë idetë e tij më të tjerët dhe të punojë në grup, atëherë dëgjojeni me kujdes dhe lejojeni të shprehë ndjenjat e tij.
Inteligjenca personale. Nëse i pëlqen të kalojë kohë vetëm dhe të qetësohet lejojeni, sepse njerëzit me inteligjencë personale të zhvilluar bëhen në të ardhmen psikologë, mësues dhe punonjës social të shkëlqyer. Jepini ide se për çfarë të mendojë: shoqëri, e vërteta dhe gënjeshtra, jeta dhe vdekja etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë