LAJMI I FUNDIT:

Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra

Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra

Mango ka prezantuar koleksionin e vet të ri, bashkë me prezantimin inspirativ, në të cilin motivet kryesore janë trendët më të mirë të javëve të mëparshme të organizuara të modës.

Mango në një vend ka tubuar të gjithë trendët më të mirë të cilët kemi mundur t’i shohim në revytë e njohura, transmeton Telegrafi.


Është e pranishme edhe estetika e re e brendit, të cilin e përbëjnë lidhshmëria e madhe me brendet e modës së lartë.

I tërë koleksioni i resortit në përgjithësi bazohet në variacione të ngjyrave – nga më të shndritshme deri te më të butat.

Pink, e verdha, e kaltra e shndritshme dhe teget, e portokallta dhe bezhë: të gjitha ngjyrat janë aty që të krijojnë diçka të lehtë për eksperimentime dhe lojë me stilet.

Mirëpo, edhe pse e pasur me ngjyra, brendi në koleksion përmban minimal të trendit pa shumë dyzenë.

Në paraqitjen e resortit Mango 2017 marrin pjesë Mica Arganaraz dhe Frederikke Sofie Falbe Hansen, para objektivit të fotografit të modës, Mario Sorrenti.

/Telegrafi/