LAJMI I FUNDIT:

Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja – ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja – ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Kujdesi ndaj vetes dhe kultivimi i bukurisë janë elemente që kontribuojnë dukshëm në ndërtimin e vetëbesimit, gjë që bën që personat të ndihen më të dëshiruar nga shumë njerëz.

Pavarësisht kësaj, është e njohur që shpesh gratë nuk ndihen të kënaqura me pamjen e tyre, çka i shtyn të kërkojnë zgjidhje në klinikat e estetikës.


Së fundmi, edhe burrat janë bashkuar me këtë kërkim për përsosmëri, duke u përpjekur të përmirësojnë pamjen e lëkurës së tyre përmes procedurave estetike.

Për të mësuar më shumë rreth këtyre procedurave, Telegrafi ka biseduar me Simoneta Bajramin, estetiste e njohur që ofron një gamë të gjerë trajtimesh për lëkurën, aplikime të botoxit dhe të ‘filler-ëve’ (mbushësve).

Simoneta ka kryer universitetin për bio-kimi në Prishtinë, Akademinë e Mjekësisë së Estetikës së Avancuar në Tiranë dhe shumë trajnime tjera në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, etj., është specializuar enkas për mjekësinë estetike, ku përfshihen ndërhyrjet si trajtimi i akneve, shenjave të lëkurës, ‘filler-ëve’ , botoksit, mezoterapisë, injektimin e plazmës për flokë, etj.

Ajo shpalosi inovacionet e saj më të fundit, duke përfshirë një metodë për tonifikimin e muskujve dhe eliminimin e dhjamit të tepërt përmes EM SCULPT NEO.

Simoneta gjithashtu zbuloi se aknet janë një problem ende shumë i zakonshëm që prek vetëbesimin e grave. Ajo theksoi rëndësinë e identifikimit të shkaktarit të problemit të lëkurës përpara se të nisë trajtimi, duke rekomanduar analiza mjekësore të hollësishme.

Në klinikën e saj “Dermo by Simoneta”, aknet janë shqetësimi kryesor përsa i përket lëkurës. Për trajtimin e tyre, ajo përdor metoda efikase si aplikimi i tri llojeve të acideve.

“Problemet me lëkurë janë të ndryshme dhe ne i trajtojmë ato, por si problem me i shpeshtë që e hasim ne pothuajse çdo ditë në kliniken tonë janë aknet. Trajtimin e tyre në kliniken tonë e bëjmë me anë të metodës më efektive të acidit. I përdorim tre lloje të acideve. Acidin salicilik, glikolik dhe mandelik dhe rezultatet nuk kane munguar asnjëherë”, ka thënë Simoneta Bajrami për Telegrafin.

Ndërsa vera afron, trendet estetike të botoxit dhe mbushësve bëhen akoma më të kërkuara. Simoneta vëren një rritje të ndjeshme të interesit për mbushjen e buzëve jo vetëm nga femrat, por edhe meshkujt.

“Me ardhjen stinës së pranverës interesimi i vajzave dhe i grave për t’i mbushur buzët është jashtëzakonisht i madh, por nuk mungojnë as meshkujt te cilët kohët e fundit kane shtuar interesim të jashtëzakonshëm ne aplikimin e filler-ëve dhe botox-it” tregon Simoneta.

Duke kaluar përtej aplikimit të produktit estetik të zakonshëm, Simoneta sjell në klinikën e saj teknikën më të fundit për heqjen e dhjamit dhe formësimin e muskujve – Em Sculpt Neo, e cila është bërë një trend global. Aparatura, e cila tashmë është instaluar në klinikën “Dermo by Simoneta”, po ofron rezultate të kënaqshme si në eliminimin e dhjamit ashtu edhe në ndërtimin e muskujve.

“Kemi sjellë aparatura të ndryshme në klinikën tonë, dhe Em Sculpt Neo është një ndër to. Përdorimi i saj ka treguar efikasitet 100% në eliminimin e dhjamit dhe tonifikimin e muskujve. Interesimi për këtë metodë është i madh, dhe rezultatet janë më shumë se të kënaqshme,” deklaroi Simoneta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Për nënat
Ndryshimi elegant i flokëve të Demi Lovato-s është i këndshëm për stinën

Ndryshimi elegant i flokëve të Demi Lovato-s është i këndshëm për stinën

Flokë dhe stil
Ana de Armas rikrijon fustanin ikonik të Marilyn Monroe në 'Oscars 2023'

Ana de Armas rikrijon fustanin ikonik të Marilyn Monroe në 'Oscars 2023'

Moda
Kiwi Prishtina - Veshje unike dhe këshilla rreth kombinimeve nga profesionistët e modës

Kiwi Prishtina - Veshje unike dhe këshilla rreth kombinimeve nga profesionistët e modës

Moda
Kalo në kategori