Këshilltari i kreut të presidentit ukrainas, Alexey Arestovich njoftoi se deri në 5500 ushtarë rusë janë rrethuar në Lyman në Donetsk.
Sipas autoriteteve lokale ukrainase, trupat e tyre “prenë” të gjitha rrugët që të dërgojnë jashtë qytetit dhe të gjitha përpjekjet e ushtrisë ruse për të liruar shokët ishin të pasuksesshme, raporton skynews.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme udhëheqësi i administratës separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, Denis Pushilin, tha se bastioni rus i Lymanit në veri të rajonit është “gjysmë i rrethuar” nga ushtria ukrainase dhe se lajmet nga fronti janë “alarmante”.
Në një mesazh të publikuar në Telegram, Pushilin tha se fshatrat Jampil dhe Drobisheve pranë Lyman “nuk janë më plotësisht nën kontrollin tonë”, raporton theguardian.
E ashtuquajtura “Milicia Popullore e Republikës Popullore të Donjeckut (DPR)” njoftoi mëngjesin e sotëm se ushtarët e parë rusë nga mobilizimi i pjesshëm kishin arritur në Donetsk.
Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet anëtarë të OKB-së që e njohin DPR-në si një qeveri legjitime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre