LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ukrainase: Rusia ka humbur rreth 173 mijë ushtarë, 3610 tanke dhe 306 aeroplanë ushtarakë

Autoritetet ukrainase: Rusia ka humbur rreth 173 mijë ushtarë, 3610 tanke dhe 306 aeroplanë ushtarakë

Ukraina ka publikuar të dhënat më të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.

Ai pretendon se 172,900 trupa ruse janë vrarë dhe 6,974 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.


Pajisjet e tjera ushtarake që janë fshirë përfshijnë 3610 tanke, 2671 artileri dhe 306 aeroplanë ushtarakë.

Disa qytetarë i nxjerrin me dhunë, në disa shtinë me armë - ushtarët rusë kështu iu përgjigjen kundërshtuesve të pushtimit të Ukrainës
Lexo po ashtu Disa qytetarë i nxjerrin me dhunë, në disa shtinë me armë - ushtarët rusë kështu iu përgjigjen kundërshtuesve të pushtimit të Ukrainës

Theksojmë se ditë më parë autoritetet ruse kanë pranuar se kanë humbur një luftanije ushtarake para një viti gjatë luftimeve të ashpra me ukrainasit.

Kujtojmë se shteti rus vetëm një herë deri më tani ka dhënë disa shifra për humbjet në Ukrainë duke deklaruar se janë vrarë rreth 1000 ushtarë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/