LAJMI I FUNDIT:

‘Ezeli’ dhe ‘Savashi’ rrezikojnë burgun

‘Ezeli’ dhe ‘Savashi’ rrezikojnë burgun

Një gjykatë penale në Stamboll ka konfirmuar padinë për veprën penale “tregti dhe konsumim të narkotikëve” për 53 persona, mes të cilëve gjenden edhe Kenan Imirzalioglu dhe Murat Yildirim (i njohur për rolin e Savash në serialin “Ask ve Ceza”).

Dënimi për veprat e këtilla penale në Turqi mund të shkojë nga dy deri në 38 vjet burg, varësisht nga vepra.

Imirzalioglu akuzohet se e ka siguruar vendin për dërgimin dhe konsumimin e drogës, pasi që ka marrë drogë së bashku me aktorët tjerë të njohur, si Riza Kocaoglu (me të cilin kanë luajtur së bashku te “Ezel” edhe te “Karaday”), Engin Altan Duzyatann dhe Murat Yildirim.


Në akuzë thuhet se aktori i famshëm turk gjatë bisedave të përgjuara telefonike, drogën e ka quajtur si ‘CD’, ‘qumësht’ dhe ‘margarita’.

Në deklaratën e tij mbrojtëse, Imirzalioglu ka thënë se drogën e ka përdorur vetëm një herë para dy vitesh, ndërsa edhe dy muaj më parë kishte konsumuar marihuanë me miqtë e tij në një ishull, dhe se përveç në këto dy raste, nuk ka konsumuar drogë hera tjera.

Për 32 të akuzuar (në mes të cilëve gjenden edhe Imirzalioglu dhe Yildirim), prokuroria ka kërkuar dënim me burg nga gjashtë deri në 17 vjet, me akuzën për “tregti me drogë” dhe “konsumim ose posedim të narkotikëve”.

Procesi gjyqësor do të fillojë nga 21 maji në Gjykatën e Apelit në Stamboll. /Telegrafi/