LAJMI I FUNDIT:

Vulin, serbëve të veriut të Kosovës: Negociatat do të vazhdojnë!

Vulin, serbëve të veriut të Kosovës: Negociatat do të vazhdojnë!

Shteti i Serbisë nuk do të ndërpresë dialogun me autoritetet e Prishtinës në Bruksel dhe do të zbatojë marrëveshjet e arritura, ka thënë në Mitrovicë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, pas kërkesës së serbëve të veriut që të ndërpriten negociatat.

Dhjetë mijë vetë me aklamacion kanë miratuar deklaratën në të cilët thuhet se askush nuk ka të drejtë të pushojë së ekzistuari institucionet serbe në veri të Kosovës, duke kërkuar kështu edhe ndërprerjen e negociatave në Bruksel.

Vulin u tha gazetarëve në Mitrovicë se ndërprerja e dialogut në Bruksel është gjë e keqe për serbët.


"Ne mendojmë se me ndërprerjen e dialogut u jepet hapësirë e madhe institucioneve të përkohshme në Prishtinë që të harrojnë se çfarë kanë bërë me varrezat, të harrojnë se çfarë bëjnë me serbët e gjallë, gjithë atë dhunë, dhe që fokusi ndërkombëtar të drejtohet në Serbi e të thonë: ata nuk duan zgjidhje”, tha Vulin, transmeton Fonet.

"Ne duam zgjidhje, duam negociatat dhe marrëveshje, por ato duhet të jenë brenda kuadrit të asaj që ne kemi biseduar përmes platformës, asaj që ka thënë Kuvendi ynë, politika e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës”, shtoi ai.

Vulin tha se me kujdes të ndjekë atë që thonë serbët e Kosovës, por theksoi se bisedimet me autoritetet e Prishtinës janë të nevojshme.

"Negociatat nuk janë të këndshme dhe askush nuk u gëzohet atyre, por janë të domosdoshme për veriun dhe jugun e Kosovës, por edhe për shkak të Serbisë… Ne nuk po e krijojmë një shtet tjetër dhe askush nuk do të detyrojë serbët në Kosovë që të bëhen pjesë e një vendi tjetër. Askush nuk e ka këtë mandat, e aq më pak atë dëshirë", tha Vulin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori