LAJMI I FUNDIT:

Pendimi më i madh për Brown, sulmi ndaj Rihannas

Pendimi më i madh për Brown, sulmi ndaj Rihannas

Këngëtari amerikan, Chris Brown, ka pranuar se pendimi më i madh në jetën e tij është për sulmin fizik ndaj të dashurës Rihanna.

Në vitin 2009, 23-vjeçari e sulmoi fizikisht këngëtaren e suksesshme dhe asokohe ndërprenë lidhjen, mirëpo tash ata janë kthyer sërish së bashku, duke nxitur reagime të shumta ndaj kësaj romance.

“Ndonjëherë ziheni me personin që e doni dhe i thoni gjëra për të cilat më vonë pendoheni. Ajo mbrëmje është gabimi më i madh në jetën time, gjithmonë do të pendohem për atë”.


“Mirëpo, ajo më do, s’kemi çfarë bëjmë rreth kësaj. Më ka falur, por kam punuar shumë për atë falje. Njerëzit më sulmojnë dhe më kritikojnë, kjo ndodh shpesh. Por ata nuk më njohin dhe nuk na njohin neve”, ka deklaruar Brown për The Mirror. /Telegrafi/