LAJMI I FUNDIT:

Incident mes Double G dhe Babastars në Gjilan?

Incident mes Double G dhe Babastars në Gjilan?

Nëpër rrjetet sociale mbrëmjen e të shtunës ka shpërthyer lajmi i një incidenti që besohet të ketë ndodhur në Gjilan, mes dy grupeve rivale të hip hopit shqiptar, Doube G Army dhe Babastars.

Babastars ka qenë në Gjilan në një prej clubeve të qytetit për të argëtuar të rinjt atje, ndërsa pas përfundimit të performancës ku kanë qenë të pranishëm Skivi dhe Cozman, besohet të ketë ndodhur një incident.

Një herë ishte thënë se Double G kanë sulmuar Babastars, mirëpo sipas informacioneve ka qenë vetëm një person që ka sulmuar një herë verbalisht reperin Cozman dhe më pas edhe ka hedhur një gjësend të fort në drejtim të tij, para intervenimit të sigurisë.


Se anëtarët e Babastars janë mirë dhe nuk janë rrahur me askënd në këtë mbrëmje ata kanë tentuar ta dëshmojnë me një fotografi të postuar në orët e vona të mbrëmjes në faqen zyrtarë të Facebookut, ku shihen Skivi dhe Cozman duke i përshëndetur fansat e tyre.

As Babastars dhe as Double G nuk kanë folur ende rreth këtij incidenti që ka bërë bujë nëpër rrjetet sociale dhe portalet shqiptare të hip hopit. /Telegrafi/